Home Shëndetësi Si ndikon kafeja dhe çaji tek gratë shtatzëna

Si ndikon kafeja dhe çaji tek gratë shtatzëna

Çaji dhe kafja gjatë shtatzënisë mund të dëmtojnë beben. Rreziku i mundshëm mbërrin nga kafeina, përbërës që gjendet si tek kafja ashtu edhe tek çajrat. Nga studimet ka rezultuar se ka ndikim tek pesha e fëmijës në lindje. Studimi është kryer në Irlandë dhe janë mbajtur nën kontroll 1000 gra shtatzëna dhe konkluzionet janë publikuar në revistën ‘The American Journal Of Clinical Nutrition’.

Nga studimi rezulton se edhe në ato raste kur gjatë shtatzanisë konsumi është në nivelin e këshilluar edhe nga OBSH, sërish ka një lidhje me formimin e fëmijës, që kryesisht është nën peshë.

Sipas ekspertëve, zakonisht çajrat konsumohen më tepër gjatë shtatzanisë nga gratë, por pa u marrë parasysh se ato kanë në përbërje kafeinë, veçanërisht çaji i zi që ka nivele më të larta në krahasim me përzierjet e tjera. Studimet do të vijojnë për të pasur konfirmime të mëtejshme në lidhje më pasojat e kafeinës mbi fetusin.

KËSHILLA TË NGJASHME


TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...