Home Shëndetësi Si ndikon konsumimi i ujit me mjaltë në trupin tuaj?

Si ndikon konsumimi i ujit me mjaltë në trupin tuaj?

4Thonë se mënyra më e mirë për të qëndruar të shëndetshëm është duke i shmangur ëmbëlsirat dhe ushqimet e shpejta.

Por, ekzistojnë disa ‘ushqime të ëmbla’ të cilat faktikisht jua përmirësojnë shëndetin.Merrni shembull mjaltën, e cila kur përzihet me ujë mund t’ju furnizojë me vlera të rëndësishme ushqyese.

Të gjithë e dimë se ushqimet e ëmbla bëjnë të shtoni peshë, por, konsumimi i ujit me mjaltë në përditshmëri mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Kjo sepse mjalta përmban sheqer natyral, i cili është i mirë për shëndetin.

Veç kësaj, mjalta ju dhuron një ndjenjë të ngopjes nga ushqimi, e cila ju parandalon të ndjeheni të uritur gjatë tërë kohës.

Përndryshe, uji është edhe detoksikues natyral, ndërsa bashkë me mjaltën bëhet eliminues edhe më i mirë i toksinave të ndryshme që gjenden në trup.

Veç këtyre dyjave, mjalta dhe uji njihen edhe për ndikimin që kanë në problemet me traktin urinar, ndihmojnë në shërimin e problemeve të barkut të fryrë, e gjithashtu, nëse jeni me grip, ju ndihmojnë me inflamacionin e fytit.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...