Sipas një studimi më të fundit, njerëzit e moshuar, të cilët konsumojnë tepër janë më të rrezikuar nga dëmtimi i kujtesës.
Personat më të moshuar se 70 vjeç brenda ditës konsumojnë midis 2.100 dhe 6.000 kalori. Këta persona dy herë më tepër janë të rrezikuar nga humbja dhe dobësimi i kujtesës, që mund të jetë një shenjë e hershme për lajmërimin e sëmundjes të Alchaimerit.
“Konsumimi i madh i kalorive brenda ditës nuk është e shëndetshme për trurin”, tha Xhonas Geda, profesor i neurologjisë dhe psikiatrisë. Për nevojat e studimit hulumtuesit kanë grumbulluar të dhëna prej më shumë se 1.200 personave të moshës 70-89 vjeçe. Midis tyre ishin zbuluar rreth 163 persona me kujtesë të dëmtuar.
Secili prej tyre kishte rrëfyer se sa shumë kalori konsumon brenda ditës. Personat që konsumoni shumë kalori brenda një dite dyfish më shumë ishin të rrezikuar nga humbja e kujtesës.