Home Këshilla të ndryshme Si ndikon uthulla e mollës në humbjen e shpejtë të peshës!

Si ndikon uthulla e mollës në humbjen e shpejtë të peshës!

Uthulla e mollës është një pije magjike për të cilën shumë yje botërore thonë se u ka ndihmuar të humbin peshë shpejt.

Kjo pije ofron shumë përfitime shëndetësore, siç është zvogëlimi i sheqerit në gjak dhe ngadalësimi i tretjes së ushqimit. Por, sa efektiv është në humbjen e peshës?

Kur konsumohet çdo ditë, uthulla e mollës mund ta largojë dhjamin shpejt dhe ta zvogëlojë përqindjen e yndyrës trupore, transmeton Telegrafi.

Ekspertët shpjegojnë se përbërësi kryesor në uthull të mollës është acidi acetik, i cili zbërthehet në acetat dhe hidrogjen në trup.

Studimet e shumta kanë treguar përfitimet që acetati i ka në sistemin tretës dhe në humbjen e peshës.

Ndër tjerash, studimet tregojnë se acetati i zvogëlon nivelet e insulinës, i zvogëlon nivelet e yndyrës, e djegë dhjamin më shpejt dhe e zvogëlon apetitin.

Sidoqoftë, ekspertët rekomandojnë të mos e konsumoni më shumë se një lugë gjelle uthull molle menjëherë sepse mund të keni marramendje.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...