Home Shëndetësi Si shfaqet ataku kardiak dhe si të mbroheni

Si shfaqet ataku kardiak dhe si të mbroheni

Shumë shpesh ataku kardiak që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit që në orët e para kur ai ndjen shqetësimet më të para, të cilat vazhdojnë për më tepër se dhjetë minuta.

Por është e vërtetë se ataku i zemrës nuk është përherë i paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë zhduket.

Kur këto shenja “alarmi” i shfaqen çdo personi, i lind dyshimi se diçka po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente.

Çfarë ndodh gjatë një ataku kardiak
Para se të ndodhë ataku kardiak, trombocit i mpiksur gjaku mbyll arterien e zemrës duke bllokuar kalimin e gjakut nga zemra për në vena dhe arterie. Në këtë situatë muskuli i kësaj zone fillon të vdesë dhe ky është ataku miokardiak. Ekzistojnë mjekime farmaceutike që ulin mundësitë e mpiksjes së këtyre trombociteve, po ashtu ka mjekime që lirojnë arterien nga koagulimi i gjakut, si dhe është e mundur që vena e bllokuar të hapet me një operacion kirurgjikal.

Në këtë mënyrë, ataku kardiak mund të parandalohet përkohësisht. Trajtimi mund të jetë më shumë efikas kur ndërhyrja kirurgjikale bëhet në orët e para kur shfaqen shenjat e atakut kardiak.

Cilat janë shenjat e alarmit
Shenjat që mund të hetohen në rastet e atakut kardiak janë këto:
Shenja të shtrëngimit të fortë dhe ndjesi peshe në kraharor.
Shtrëngime të dhimbshme në qendër të gjoksit, të cilat zgjasin disa minuta edhe pse mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here. Dhimbje të forta të kraharorit të cilat përhapen dhe përgjatë krahëve, shpatullave dhe duarve, në qafë, në stomak, ndjesi të ftohti, pengim frymëmarrjeje; shenja këto që shoqërohen me ndjesi të fikti. Jo të gjitha këto shenja shfaqen në çdo rast ataku kardiak, por janë tregues shumë të dobishëm për ta rinjohur atë. Në qoftë se pas shfaqjes së simptomave, shqetësimet në kraharor vazhdojnë edhe për 10 minuta, e këshillueshme është që t’i drejtoheni mjekut.

Kur duhet t’i drejtoheni mjekut
Koha është e çmuar dhe për këtë në momentin kur shfaqen simptomat e para, nuk duhet të prisni më shumë se dhjetë minuta për t’iu drejtuar mjekut apo për të shkuar në spital sa më shpejt të jetë e mundur. Por cilat janë avantazhet e një ndërhyrjeje të shpejtë? Një ndërhyrje e shpejtë parandalon atakun kardiak, si dhe ndihmon në fillimin e një kure sa më të shpejtë. Në rastet kur zemra ndalon gjatë rrugës kur bëhet transportimi për në spital, ambulancat sigurojnë një trajtim të shpejtë, i cili i paraprin trajtimit të kardiologut.

Faktorët që shkaktojnë atakun miokardial janë

¨ Një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht lumenin
¨ Mosha, seksi
¨ Histori familjare për sëmundje aterosklerotike
¨ Duhani, përdorimi i kokainës
¨ Diabeti melit
¨ Hipertensioni
¨ Obeziteti
¨ Rritja e nivelit të homocisteinës
¨ Jeta sedentare
¨ Stresi psiko-social
¨ Sëmundjet perivaskulare
¨ Higjiena e varfër orale

Hipertensioni dhe moshat ku shfaqet
Nga tensioni vuan gati 12-20 për qind e popullatës dhe me rritjen e moshës rritet dhe përqindja e të prekurve. Por më të predispozuar për t’u prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe 50–55 vjeç për gratë. Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe, ndërsa te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, përdorimin e kripës, duhanit, alkoolit.

Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohët e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e reja. “Fajtorët” për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.

Kolesteroli, përgjegjës për atakun kardiak
Kolesteroli është një yndyrë e pranishme në trupin e njeriut. Bëhet fjalë për një substancë shumë të rëndësishme për organizmin tonë dhe në fakt është një pjesë shumë e domosdoshme për ndërtimin e membranës qelizore, të disa hormoneve e strukturave nervore, përveç faktit që është ushqyes për disa tipa qelizash.

Nga ana tjetër, kolesteroli njihet si përgjegjës për disa sëmundje patologjike që kanë të bëjnë me zemrën si dhe ataku kardiak. Kolesteroli është i nevojshëm për organizmin, por është e nevojshme të mbahet në nivelin e duhur, sepse kur ky nivel kalohet për një kohë të gjatë, sjell probleme për shëndetin, duke e transformuar këtë substancë të rëndësishme për organizmin në një rrezik për të.

Infarkti miokardial dhe shkaktarët
Pika në zemër e njohur në anatomi si “Infarkti miokardial”, është shprehje popullore për paraqitjen e befasishme të çrregullimit të funksionimit të zemrës. Kjo shprehje përdoret me rastin e paraqitjes së të rrahurave të vështirësuara të zemrës, frymëmarrjes së vështirësuar dhe disa dukuri të pakëndshme në afërsi të zemrës.

Termi “I ka ra pika në zemër” përdoret për shpjegimin e vdekjes nga infarkti ose sëmundjeve si angina pectoris, çrregullimet e ritmit të zemrës, helmimet me nikotinë dhe kafeinë. Infarkti miokardial është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodh si pasojë e mos-balancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar.

Infarkti, shpjegimi dhe llojet e tij
Me fjalën infarkt nënkupton vdekja e një organi (lat. Nekrozë) për arsye të mungesës së oksigjenit, si pasojë e mungesës me furnizim me gjak (lat.Ishhemi). Në shumicën e rasteve ndodh infarkti si pasojë e bllokimit të pjesshëm ose të plotë të enëve të gjakut, si pasojë e një tromboze ose embolie. Dallohen dy lloje të infarktit: Infarkti anemik (indi mbetet pa gjak ose “infarkti i bardhë”) dhe infarkti hemorragjik (indi përmbytet nga gjaku ose “infarkti i kuq”).

Shfaqja e tij shoqërohet me dhimbje të gjoksit. Shpesh mund të përshkruhet si një dhimbje substernale, e paqartë, shtypëse në gjoks, djegëse dhe ndonjëherë edhe e mprehtë. Një dhimbje që zgjat rreth 30 min. Rrezatimi në krahun e majtë edhe në qafë ndodhin në isheminë miokardiale. Dhimbja e gjoksit mund të shoqërohet me nauze, të vjella, lodhje.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...