Home Shëndetësi Si t’i eliminojmë yndyrnat në gjak

Si t’i eliminojmë yndyrnat në gjak

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura për një dietë të shëndetshme shpesh është shumë e vështirë. Për pjesën më të madhe të njerëzve është thuajse e pamundur të kombinojnë sasinë e duhur të yndyrnave, lëngjeve, frutave dhe perimeve.

Në këtë mënyrë, dieta dhe një ushqyerje e shëndetshme bëhen të pamundura dhe ky çrregullim i shkakton organizmit vetëm dëme të mëdha. Mjekët specialistët rekomandojnë të gjitha produktet që nuk duhet të mungojnë në dietën e përditshme si dhe ato produkte që duhen eliminuar.

Yndyrnat janë bazë, në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshëm, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apandesitin, sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.
Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshëm për organizmin. Megjithatë duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.

Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Zierja me avull është më e mirë, sesa zierja e zakonshme. Mjaftë vitamina përmbajnë edhe lëkurat e frutave.

Këshilla
Kujdes nga paracetamoli. Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë e zavendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thate në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakredhja në lukth. Por kujdes ! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.
Jogurti. Me sukses mund të evitojë barkqitjen tek fëmijët. Bakteret “mike” të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve.
Rrahjet e shpeshta të zemrës. Keni kujdes – pas pirjes së disa kafeve me radhë ndjeni rrahje të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kafeina e kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.

Mungesa e vitaminës A. Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe vërbimin e natës. Andaj, pos të tjerash hani majdanoz të freskët i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A.
Lëndimet. Plagët e ndotura lani me ujë të ftohtë e pastaj dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gërithjet e vogla mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër.

Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashë. Ndërroni çdo 24 orë. Flasterin do ta shkapni më lehte nga plaga nëse këndet e tij më parë i keni lyer me benzinë për heqjen e njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar mjekut. Nëse vaksina e fundit kundër tetanusit është dhëne para 5 vjetëve ajo duhet përsëritur.

Këshilla për tryezën
1-    Specialistët rekomandojnë që përdorimi I djathit dhe vezëve, që kanë yndyrna të tretshme, nuk duhet të mungojnë asnjë ditë në tavolinën e ngrënies.
2-    Drithërat, janë një ndër elementet më të rëndësishme për të evituar yndyrnat në gjak, trupi ka shumë nevojë për to
3-    Mineralet më të rëndësishme që nuk duhen përjashtuar janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku.
4-    Vitaminat që duhet të merren gjatë javë janë vitamia A, D, E, K, mund të maganizohen
5-    Kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.
6-    Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.
7-     Zierja me avull është më e mirë, sesa zierja e zakonshme.

Mënyra, si duhet të kombinohen ushqimet
Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra, kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjaftë e vlefshme për trupin.

Vitaminat që nuk duhet t’i mungojnë organizmit
Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetëm në prani të yndurnave. Më përpara, konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t`i shtosh llojeve të ndryshme të pastave (brumërave), pak fasule, bizele, apo thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat proteinike të trupit.

Ushqimet që nuk duhen “përzier” me njëra-tjetrën

Por ka edhe ushqime, që këshillohet të mos bashkohen gjatë ngrënies. Kështu p.sh. djathi, që është i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët. Lakra e bardhë kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, që përmban peshku. Po ashtu, tanina që përmban çaji, pengon absorbimin e kalciumit që ndodhet në djathë, etj

7 këshilla
rekomandojnë specialistët për të gjithë njerëzit që dëshirojnë të kenë një shëndet normal dhe që mbi të gjitha dëshirojnë ta “furnizojnë” trupin me të gjitha vitaminat dhe lëngjet e duhura.

4 vitamina
ajo A, E , D dhe K, duhet të merren gjatë një jave nga trupi I njeriut. Kjo lejon kombinimin e ushqimeve, frutave dhe perimeve në mënyrë të tillë që çdo ditë ushqimi të jetë i ndryshëm.

2 vitamina
ajo C dhe B, duhet të merren çdo ditë rregullisht. Nëse një person nuk di ti dallojë ato në ushqime apo fruta atëherë bën mirë që të konsumojë rregullisht tableta me këto dy vitamina.

20 minuta
duhet të zihen perimet e freskëta, specialistët rekomandojnë që ky minutash të mos kalojë, pasi në këtë mënyrë humbet e gjithë vlera që kanë ato si dhe marrja e vitaminave bëhet më e vështirë.

8 produkte
kanë yndryrna të tretshme dhe duhet të konsumohen nga pak çdo ditë, bëhet fjalë për Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...