Home Këshilla të ndryshme Si t’i evitojmë alergjitë më të përhapura

Si t’i evitojmë alergjitë më të përhapura

Puçrrat që ju janë shfaqur në tërë trupin mund të jenë vetëm fryt i imagjinatës suaj dhe se nuk mund të jetë i vërtetë fakti se ju jeni alergjik.

Në këtë mënyrë duket e lehtë si një shpjegim, i cili mbërrin nga studiues britanikë, sipas të cilëve, në shumë raste, alergjitë ushqimore shkaktohen vetëm për shkak të një problemi më shumë mental sesa fizik.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, edhe pse ka një ankesë që 20% e popullsisë vuajnë nga alergjitë dhe intoleranca ndaj ushqimit, më pak se 2% në të vërtetë vuajnë nga një problem i kësaj natyre.

Hulumtuesit nga Portsmouth University (Mbretëria e Bashkuar) kanë shqyrtuar një seri studimesh të alergjive ushqimore dhe intolerancës, për të zbuluar se miliona njerëz, të cilët, në mënyrë arbitrare dhe pa qenë nevoja përjashtojnë mjaft ushqime nga dieta e tyre thelbësore, vetëm sepse ata besojnë që janë alergjikë apo intolerantë ndaj tyre.

bvFaji, thonë hulumtuesit, është shpesh psikologjik, i krijuar nga informacione të gabuara të dhëna nëpër media dhe të gjitha këto objekte ndihmojnë për të krijuar hutim dhe hedhin benzinë në zjarrin e epidemisë së alergjive ushqimore të rreme dhe intolerancës ndaj mjaft ushqimeve. “Rreziku më i madh në këto raste, paraqet fakti se disa njerëz mund të atribuojnë gabimisht simptoma të caktuara ose ankesat për një ushqim, por problemi i tyre është i ndryshëm dhe ndoshta fshehin një sëmundje serioze ose çrregullim.

Ka një mospërputhje e qartë ndërmjet numrit të njerëzve që pohojnë se kanë një alergji ndaj ushqimit apo intolerancës, dhe numri i tyre i vërtetë mund të konfirmohet nga një diagnozë mjekësore”,- thekson koordinatori i studimit Dr.Carina Bark
Ushqimet
Alergjia ndaj ushqimeve është tipike gjatë verës. Janë të shumta ushqimet që mund të shkaktojnë alergji si: kikirikët, qumështi, vezët, gruri, soja, apo ato me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.

Mënyra më e mirë për të evituar një alergji të shkaktuar nga ushqimet është që ato të njihen dhe të mos përdoren. Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.

Këshillë e vlefshme është që gjithnjë të lexohen përbërësit e ushqimeve. Kujdesi që u duhet kushtuar ushqimeve dhe alergjenëve të ndryshëm duhet të jetë i madh sepse mund të shkaktojë dhe vdekje. Kjo është një ndër rastet e një reagimi të fortë të shkaktuar nga alergjia, por mund të ndodhë.

Mënyra më e mirë mbrojtëse është këshillimi me mjekun alergolog. Shumë vetë mendojnë se alergjia ndaj ushqimit dhe mospranimi i ushqimit nga organizmi janë e njëjta gjë. Por kjo nuk është e vërtetë. Mospranimi i një lloj ushqimi nga organizmi është çrregullim metabolik që nuk ka lidhje me sistemin imunitar. Për shembull, kur disa njerëz pinë qumësht, bëhen me dhimbje barku dhe ndjejnë fryrje.

Kjo ndodh, sepse organizmi nuk e pranon një ushqim të tillë, stomaku nuk është në gjendje ta përpunojë atë, pra problemi lidhet me metabolizmin. Ndërsa alergjia është diçka tjetër: në përpjekje për të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon imunoglobulinë, lloj antitrupash, të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera që bëhen shkak për simptoma të alergjisë, që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular.

Tetë mënyra të thjeshta për të shmangur alergjinë
Nuk janë të paktë njerëzit që vuajnë nga tipa të ndryshëm të shfaqjes së alergjive. Vetëm në Amerikë, sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve, janë rreth 50 milionë persona që i vuajnë këtë shqetësime. Por çfarë ndikon në shfaqjen e alergjisë, simptomat më të cilat shoqërohet dhe si t’i shmangni alergjenët? Janë plot tetë mënyra efikase që këshillojnë ekspertët të publikuara në “Newsweek”.
Ndryshoni ajrin e shtëpisë

Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni.Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.

Pastroni shpesh hundët
Është e nevojshme për të larguar mukusin e tepërt të hundëve, sepse në të mund të jenë grumbulluar alergjenë të ndryshëm, që organizmi juaj i nxjerr jashtë. Për të pastruar hundët mund të përdorni ujë të kripur të cilin duhet ta spruconi lehtë në hundë. Kjo të ndihmojë që papastërtitë të shmangen. Nëse ju bezdis uji i kripur përdorni ujë të pastër.

Konsumoni ushqime të pasura me Omega-3
Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3. Këto acide gjenden tek peshqit të ngjashëm me salmonin, arrat, lajthitë, farat e lirit e ushqime të tjera. Omega-3 edhe pse nuk është specifike lufton alergjitë nazale.

Konsumoni rrepat
Për të trajtuar hundët e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak më shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesë e dietës suaj duhet të bëni edhe specat djegës dhe mustardën. Përbërësit e gjendur tek këto ushqime veprojnë ndërmjet tyre natyrshëm, dhe ndihmojnë edhe pse përkohësisht për hundët e bllokuara.

Shmangni ushqimet që ju shkaktojnë alergji
Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju shkaktojnë alergji. “Kur trupi juaj lufton, sporet e gjendura në ajrin rreth tij, sistemi imunitar është aktiv dhe ndjen uri, por duhet treguar kujdes, sepse organizmi është më i prirur të shfaqë alergji ndaj ushqimeve”,- thotë Dr.Neil Kao, i Qendrës së Sëmundjeve Alergjike dhe Astmës në Greenville.
Ushtroni aktivitet fizik
Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin. Ju bën mirë të shëtisni edhe pse mendoni se nëse dilni në ambiente të hapura do të ekspozoheni më tepër ndaj alergjenëve. Pikërisht kjo t’iu ndihmojë që t’’i luftoni ato. Të shëtisni në bregdet apo edhe buzë liqenit, apo pranë një lumi do ju bëjë të ndiheni më mirë.

Mos përjashtoni barërat mjekësore
Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta të tjera kanë treguar se disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina. Një lloj bime e quajtur Petadolex mund të shmangë reaksionet alergjike në organizmin tuaj.
Përdorni medikamentet mjekësore
Nëse rastet alergjike janë shumë të shpeshta dhe ju ndjeheni të kërcënuar nga këto shqetësime, duhet t’i drejtoheni mjekut specialist dhe të merrni mjekimet e duhura. Edhe pse për momentin trajtimet nazale janë më efikase dhe më të përdorura, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun për të parë se çfarë është më e mira për ju.

Simptomat alarmuese të alergjisë që nuk duhen nënvlerësua
r:
Teshtimat e shpeshta
Sy të skuqur
Hundë të rrjedhshme
Shpesh ndodh edhe që hundët të bllokohen
Njolla në lëkurë
Vështirësi në frymëmarrje
Në disa raste shoqërohet me kollë të lehtë
Mund të sjellë ftohje të menjëhershme
Diarre
Probleme me tensionin e gjakut

Si ta shmangësh alergjinë duke ngrënë

Zbulimi i ri më tërheqës i shkencës mbi alergjinë ka të bëjë me mënyrën se si mund të fitosh mbi alergjinë, duke shtuar morinë e ushqimeve të konsumuara. Të vegjlit me alergji mund të shërohen duke u stërvitur për të ngrënë sasi të vogla ushqimi. Ky trajnim do të reduktonte rrezikun e reaksioneve alergjike nga ushqime të ndryshme. Këtë zbulim të ri e tregojnë edhe rezultatet e para të një eksperimenti të bërë nga Wesley Burks në Durham. Rezultatet thonë se bëhet fjalë për një trajtim të ri imunoterapie të ngjashëm më trajtimin e ndjekur në rastin kur alergjent është poleni. Por në rastin e ushqimeve është akoma e vështirë të gjendet një vaksinë antialergjike, kështu kjo terapi bazohet në vetë shtimin e këtyre ushqimeve duke thyer reaksionet alergjike.

Si t’i evitojmë alergjitë më të përhapura
Të paktën për momentin, alergjitë më të përhapura janë akoma ato të rrugëve të frymëmarrjes, që prekin rreth 15 % të popullsisë. Ato janë alergji të stilit të jetës moderne, të perëndimit. Këto janë të lidhura veçanërisht me ndotjen e ajrit, ujit apo dhe të ushqimeve. Jo rastësisht alergjitë janë më të përhapura në zonat e industrializuara dhe në qytete.

Vitet e fundit nga mjekët po mbrohet “teoria higjienike”, sipas së cilës shumë pastërti bën keq, veçanërisht tek të vegjlit. Tashmë është rritur numri i shkencëtarëve që janë kundër një jete të “sterilizuar” e shumë të mbrojtur nga viruset e bakteret, sepse sapo një organizëm kaq i mbrojtur përballet më ajrin e ndotur të qytetit çorienton sistemin imunitar. Është mirë që duke filluar nga fëmijët të mësohen më këtë papastërti duke fituar imunitet.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...