Si ta bëjmë më të efektshme pudrën e fytyrës?

Shpesh e kemi pësuar nga pudrat ditore dhe nuk duam më t’i qesim në fytyrë. Por, propozohet një mënyrë që lëkura juaj të marrë një nuancë karamele, pa asnjë ndikim të dëmshëm.

Vendosni rregullisht pudrën.
Pudra e bronztë dhe elementët ngjyresës ngjiten në lëkurë dhe nxjerrin në pah defektet e lëkurës.
Mos e vendosni pudrën direkt mbi lëkurë, sepse acidet natyrorë mund ta ndryshojnë ngjyrën e pigmenteve. Më parë përdorni një pudër të lirë, të depërtueshme, që do të shërbejë si mbajtëse.

Hapni pudrën me një furçë dhe hiqni sasinë e tepërt me anë të kurrizit të dorës.
Fillojeni aplikimin në mollëza. Këtu aplikimi duhet të jetë më i dendur se në pjesën tjetër të fytyrës. Pastaj shtrijeni pudrën drejt veshëve, ballit, faqeve, mjekrës dhe përfundoni me një kalim të shpejtë mbi hundë.
Për ta njëtrajtësuar, lëmoni fytyrën por jo me duar, pasi mund të krijoni njolla.

Dhe, këshilla e fundit: gjithmonë duhet të kujdeseni që lëkura të mbetet e pastër. /Telegrafi/