Home Këshilla të ndryshme Si ta dalloni kollën e zakonshme dhe inflamacionin e mushkërive?

Si ta dalloni kollën e zakonshme dhe inflamacionin e mushkërive?

Si ta dalloni kollën e zakonshme dhe inflamacionin e mushkërive?Kolla irrituese, me dhimbje, është tipike për këtë periudhë kohore. Mirëpo, kur ta dini se kolla është rritur në diçka më serioze – në inflamacion të mushkërive?

Inflamacioni i mushkërive është gjendje që shkaktohet nga viruset apo bakteret. Është kjo gjendje kur vështirësohet frymëmarrja dhe vjen te qarkullimi i dobët i oksigjenit në gjak. Është me rëndësi që me kohë ta dalloni se bëhet fjalë për inflamacionin e mushkërive, sepse pasojat mund të janë të kobshme,transmeton gazeta Kosova Sot.

SHKAKTARËT E INFLAMACIONIT TË MUSHKËRIVE

“Streptococcus pneumoniae” është shkaku më i shpeshtë i inflamacionit të mushkërive. Natyrisht, me mikroorganizma (baktere, viruse , kërpudha dhe parazite) është më e lehtë që të aterrojnë në sistemin tuaj imun dhe ta sulmojnë kur është i dobësuar. Mundësia që të prekeni nga inflamacioni i mushkërive varet nga tre faktorë: Sa jeni aktualisht të shëndetshëm – me këtë mendohet në çfarë gjendje është sistemi juaj imun, a jeni të prirë për alergjitë dhe ngjashëm. Mosha – edhe pse inflamacionet e mushkërive nuk njohin moshë, është fakt se prek më të ndjeshmit, e këta janë fëmijët dhe pleqtë. Grup kritik janë ata mbi 65, sepse kjo sëmundje për ta mund të jetë vdekjeprurëse. Rrethi – nëse përreth jush ka epidemi të gripit ose ftohjes, rreziku juaj për t’u sëmurë rritet. Në princip, shërimi inflamacionit të mushkërve, nëse fillon me kohë, nuk është e komplikuar, duhet të pushoni dhe të përdorni antibiotik.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...