Home Këshilla të ndryshme Si ta identifikoni alergjinë ndaj penicilinës!

Si ta identifikoni alergjinë ndaj penicilinës!

Penicilina përdoret për shërimin e infeksioneve bakteriale, duke përfshirë inflamacionin e mushkërive, ethet e Scharlach-ut dhe infeksionet e veshit.

Me gjithë aplikimin e gjerë, shumica e njerëzve besojnë që janë alergjikë ndaj penicilinës.

Simptomat e alergjisë ndaj penicilinës më së shpeshti shfaqen rreth një orë pas marrjes së ilaçit.

Ekspertët e Spitalit Universitar në Amerikë thonë që njerëzit shpesh efektet anësore i ngatërrojnë me reaksionin alergjik. Prandaj, nëse nuk jeni të sigurt se a jeni alergjikë ndaj penicilinës, këto janë simptomat të cilave duhet t’i kushtoni kujdes.

Te reaksionet e buta alergjike mund të shfaqen: sukrepi në lëkurë, kallo, të kruara, rrjedhje nga hunda, frymëmarrje e shkurtër, por mund edhe t’ju lotojnë sytë.

Në raste të rralla, personi i cili është alergjik ndaj penicilinës mund të përjetojë anafilaksë.

Fjala është për reaksionin e fortë alergjik deri te i cili arrihet shumë shpejt pas marrjes së ilaçit.

“I gjithë trupi është i sulmuar, shpesh reaksioni shfaqet disa minuta pas ekspozimit të shkaktarit, d.m.th. alergjenit, mirëpo ndonjëherë shfaqet edhe pas disa orëve”, thonë ekspertët.

Simptomat e reaksionit të fortë alergjik mund të jenë ënjtje në fyt apo në gojë, ndryshim i shpejtësisë së rrahjes së zemrës, dhembje abdominale dhe humbje e vetëdijes.

Nëse personi përjeton anafilaksë, është e nevojshme ndihma e shpejtë mjekësore.

Edhe pse një ndër dhjetë pacientë beson që ka alergji ndaj penicilinës, mirëpo nga AAAAI thonë që shumica e pacientëve, më saktësisht më shumë se 90 për qind vërtet nuk janë alergjikë ndaj penicilinës.

Zgjidhja më e lehtë te personat të cilët janë alergjikë ndaj penicilinës është shmangia e këtij antibiotiku.

Kur dikush është alergjik, megjithatë merr ilaçin dhe ka reaksion, atëherë në shumicën e rasteve u përshkruhen antihistaminikët në mënyrë që të tërheqin simptomat e alergjisë.

Të nënvizojmë edhe një herë – nëse personi ka reaksion të fortë alergjik, i është e nevojshme ndihma e shpejtë mjekësore!

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...