Home Shëndetësi Si ta kurojmë aneminë me bimë mjekësore

Si ta kurojmë aneminë me bimë mjekësore

Si ta kurojmë aneminë me bimë mjekësorePërvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së anemisë ose pagjakësisë.

Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo ç’rregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme dhe të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj.

Lëngu i shalqirit dhe mjalti ndihmon për të luftuar sëmundjen. Pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqi, karafil dhe sheqer, është një kurë e mirë për të luftuar aneminë.

Kjo kurë ndihmon për të trajtuar aneminë në kushtet e shtëpisë. Në shumicën e rasteve diagnostikimi i kësaj patologjie ndodh pasi të jenë kryer një sërë testesh të përbërjes së gjakut, siç mund të jetë testi i përbërjes së gjakut, duke përfshirë këtu të gjithë komponentët e tij. Trajtimi varet direkt në llojin dhe shkakun e anemisë.

Zakonisht trajtimi fillon me ristrukturimin e niveleve të hekurit në gjak, që mund të çojë në degjenerim të sëmundjes. Gjithashtu edhe mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12, që të dyja këto komponentë të rëndësishëm të gjakut në procesin e koagulimit.

Trajtimi mund të realizohet me transfuzion të rruazave të kuqe të gjakut, të marra nga një donor, heqja dhe transplantimi i shpretkës ose trajtimi me ilaçe që mbrojnë qarkullimin normal të rruazave të gjakut brenda sistemit të qarkullimit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...