Si ta mundni pagjumësinë?

Vazhdimisht zgjoheni gjatë natës, dhe rrini nga gjysmë ore në banjo?

Sqarim: qarkullimi i rritur i gjakut dhe metabolizmi shpejtë rrisin prodhimin e urinës, ndërsa mitra dhe foshnja bëjnë shtypje në abdomen, prandaj ju shpesh e më shpesh urinoni.

Zgjidhje:

– gjatë ditës konsumoni sa më shumë lëngje, por kur afrohet koha për të flërë, ndaloni konsumimin

– shmangni lëngjet me kafeinë, sepse ndikon diuretikisht – që nënkupton çajërat, kafetë,koka kolat…

– mundohuni që kur urinoni të shprazni tërë abdomenin, sepse gjatë shtatëzanisë kjo është pak e vështirë, për shkak të shtypjes së mitrës.

Nuk mund të shtrihem rehat!

Sqarim: me rritjen e mitrës dhe të foshnjes në të, gjithmonë e më vështirë do të rehatoheni, ndërsa nga fundi i shtatëzanisë nuk mund të shtriheni më edhe në shpinë, sepse shtypja e enëve të gjakut është edhe më e madhe, prandaj do të ndjeni neveri.

Zgjidhje:

– shtrihuni anash, vendosni jastëkun nën bark dhe në mes të këmbëve, ashtu që koka, mitra dhe gjunjët ti mbani në lartësinë e njejtë

– nëse ndjeni dhembje në shpinë, vendosni jastëkun pas shpine, që të ju shërbejë si mbështetës në pjesën e kryqit

– mundohuni me pak më shumë jastëkë

Foshnja lëviz shumë gjatë natës dhe momentin që unë fle – ajo më shqelmon dhe unë zgjohem!

Sqarim: është shumë normale që me kalimin e kohës sa jeni shtatëzënë shumë e më shumë do ti ndjeni lëvizjet e foshnjes, dhe më së shumti do ti ndjeni në kohën kur jeni në qetësi, të relaksuar – pra para se të fleni. Përveç kësaj, me kalimin e kohës edhe ai do ta ketë rutinën e tij, kohën e gjumit dhe të zgjimit, por këto periudha do të jenë më të shkurtëra se sa tonat, pra nuk fle tërë kohën kur ju do të dëshironi.

Zgjidhje:

– nuk ka zgjidhje, por mendoni në atë që shqelmimi foshnjes do të thotë që ajo është shëndoshë e mirë, prandaj të menduarit në të që është mirë, mundohuni të kënaqeni

– ky eshte moment ideal, pervec nese nuk eshte mesnate, qe ti tregoni babait se si duket kur foshnja shqelmon!

Nuk mund të fle duke menduar tërë kohën a do të jetë gjithçka në rregull

Sqarim: gjatë shtatëzanisë ndodhin shumë ndryshime, jo vetëm fizike, por edhe psiqike dhe sociale dhe është shumë normale që të mendoni në atë mënyrë.

Zgjidhje:

– provoni që gjatë ditës të shëtisni më shumë apo të preokupohuni me punë më të vogla, me qëllim që në mbrëmje të jeni të lodhur mjaft që të fleni menjëherë

– rreth problemeve që ju mundojnë bisedoni me të afërmit tuaj, ndoshta ata do të ju këshillojnë. Përveç kësaj, pse të jeni ju të vetmit që brengoseni!

– shmangni leximin rreth problemeve gjatë mbrëmjes apo shiqimin e filmave të tmershëm

Vazhdimisht kam neveri, poashtu edhe në mbrëmje para se të fle!

Sqarim: në shtatëzaninë e hershme është normale të keni neveri, më rrallë ndodh gjatë mbrëmjes por edhe kjo është e mundshme, shkaku i pasojave të ndikimit të hormoneve. Në shtatëzaninë e mëvonshme arsyeja e neverisë është zakonisht shtrierja në shpinë, kur zvogëlohet qarkullimi i gjakut në kokë dhe zemër, por edhe thartira e barkut!

Zgjidhje:

– mos konsumoni ushqim para se të fleni

– shmangni ushqimin e yndyrshëm, të rëndë, dhe të njelmët në mbrëmje

– shmangni konsumimin e tepërt të ushqimit, darka le të jetë e lehtë dhe e thatë

– shtihuni në shumë jastëkë

– shtihuni anash

Kur shtrihem në krevat kam “gjilpëra” të cilat më ecin në këmbë, e ndonjëherë kam ngërçe në organe

Sqarim: nuk është plotësisht e sigurtë se pse lajmërohen “gjilpërat” të cilat shtyejnë shtatëzënat të lëvizin këmbët, me shpresë që ndjenja jo e këndshme të zhduket.

Zgjidhje:

– zakonisht ndihmon ndërrimi i pozitës apo nëse lëvizni pak këmbët

– sa i përket ngërçeve, mundohuni me konsumim të magneziumit, natyrisht, në konsultim me mjekun tuaj./bebaime/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto janë mënyrat mënyrat natyrale për të shtuar në peshë

Rreth 2/3 e njerëzve në SHBA janë mbi peshë ose obezë, por gjithsesi shumë njerëz në botë, kanë problem pasi janë tepër të dobët.Ky është një shqetësim real pasi të qënit nën peshë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin po aq sa të qënit obez. Çfarë do të thotë në të vërtetë të qënit “nën peshë”?Të qënit nën peshë...