Home Këshilla të ndryshme Si ta ndaloni përgjithmonë thyerjen e thonjëve ?!

Si ta ndaloni përgjithmonë thyerjen e thonjëve ?!

Si ta ndaloni përgjithmonë thyerjen e thonjëve ?!Shumica e femrave shkaku i një thoni të thyer duhet t’i heqin edhe nëntë të tjerët. Thyerja e thonjëve ndodhë si pasojë e mungesës së vitaminave dhe mineraleve, e poashtu edhe nga disa gabime që femrat i bëjnë shpesh, duke mos i mbrojtur.

Thonjët dëmtohen dhe e humbin fortësinë e tyre kur ballafaqohen me prekje nga kemikalet e ndryshme gjatë pastrimit, e poashtu edhe nga pakujdesia e mospërdorimit të preparative mbrojtëse, siç janë llaqet e ndryshme dhe kremat për mbrojtje të duarve në përgjithsi.

Vaji i kokosit dhe vaji i ullirit janë mbrojtës të mirë të thonjëve nëse i përdorim më shpesh , mirëpo ka edhe maska të cilat fortësojnë thonjtë duke parandaluar kështu thyerjen e përhershme të tyre.

Maska nga sheqeri, lemoni, uthulla dhe uji i vakët mund të bëjë çudi për thonjtë, duke parandaluar thyerjen.

Këta katër përbërës përzihen së bashku dhe më pas i mbajmë thonjtë në ta përreth 20 minuta, me ç’rast fitohen vlera ushqyese duke fortësuar thuan.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...