Home Këshilla për Prindër Si ta ndihmoni fëmijën me mbipeshë

Si ta ndihmoni fëmijën me mbipeshë

Gjëja e parë që ju rekomandojnë ekspertët është që t’i fusni në lëvizje fëmijët tuaj. Nëse nuk janë aq sa duhet në lëvizje, ushqimin e konsumuar atëherë ata nuk kanë si ta shpenzojnë.

Fëmijët duhet të shoqërohen dhe të jenë sa më aktivë, të organizoni aktivitete familjare në natyrë dhe të ngasë biçikletën, apo ndoshta pse edhe të mos e regjistroni në ndonjë shkollë vallëzimi, apo në ndonjë lojë sporti.

Ju duhet t’ia shpjegoni fëmijës tuaj se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave mundet të shkaktojë grumbullimin e kilogramëve shtesë, e që pas një periudhe të caktuar kohore mundet t’i shkaktojë probleme.

Ushqimi i ëmbël shtyn rënien e sheqerit në gjak dhe bën që ta ndjejë urinë më shpejtë, e kështu vitaminat që janë të domosdoshëm për zhvillimin e saj shpenzohen lehtë.

Mjekët sugjerojnë që fëmijët të konsumojnë shujta më të shpeshta. Edhe mes-shujtat, si pemët dhe perimet e freskëta, sallatat, pastaj mollët, arrat dhe bademi, jogurti probiotik, janë shumë të shëndetshme. Ju si prind duhet të ndikoni që fëmija juaj të shmangë shujtat e mbrëmjes.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...