Home Shëndetësi Si ta parandaloni shfaqjen e herpesit?

Si ta parandaloni shfaqjen e herpesit?

Si ta parandaloni shfaqjen e herpesit?Herpesi në buzë është dukuri shumë e pakëndshme. Përveç se krijon probleme estetike dhe vështirë se mund të fshihet, ai zgjat shumë, kruhet dhe djeg.

Virusi herpes karakterizohet nga fakti se kur njëherë hyn në organizmin tonë vështirë se mund të shërohet plotësisht. Disa trajtime, kremra ​​dhe preparate të tjera mjekësore e sjellin atë vetëm në një gjendje letargjie, dhe në varësi të sistemit tonë imunitar, rishfaqja e tij është e pashmangshme.

– Faktorët e rrezikut: Shkaqet më të zakonshme për paraqitjen e herpesit janë stresi, lodhja, imuniteti i dobët, gripi dhe infeksionet e tjera virale që e mundojnë trupin tonë gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Ne nuk duhet të harrojmë se dukuria e përhapjes së herpesit gjatë verës nuk është e rrallë, pasi temperaturat e larta dhe rrezet e forta të diellit mund të çojnë në paraqitjen e virusit herpes në lëkurë, transmeton “Zëri.info”.

– Simptomat: Paraqitja e herpesit është e shoqëruar nga fluska të vogla të mbushura me lëng me simptoma të kruajtjes, dhimbjes apo therjes.

– Parandalimi: Rregulli themelor i çdo infeksioni viral është përpjekja për të shmangur burimet. Pavarësisht a kemi të bëjmë me përdorimin e të njëjtës gotë që ishte në kontakt me personin që ka herpes, puthjet, ose përdorimin e të njëjtit peshqir pas dushit, të gjitha këto janë burimet e virusit që duhet shmangur.

– Trajtimi: Së pari, duhet theksuar se herpesi nuk mund të zhduket për dy ditë në qoftë se tashmë është shfaqur në lëkurë. Është e rëndësishme që të njohim simptomat dhe vendin që duhet trajtuar. Ekzistojnë preparate të ndryshme për trajtimin e herpesit, por ne ju inkurajojmë që të provoni me disa kube akulli. Nëse ndjeni kruarje, djegie apo skuqje, merrni një kub akulli dhe e vendosni në atë pjesë dhe kjo do të parandalojë paraqitjen e herpesit./Zëri/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kjo është arsyeja se pse na bëhet trupi me puçra kur emocionohemi

Të gjithë ne, themi në jo pak raste se na u bë lëkura me kokrra kur dëgjojmë ndonjë lajm të trishtë apo dëgjojmë një këngë të mrekullueshme. Matthew Sachs një ish-student në Harvard, ka studiuar vitin e kaluar individë që pësojnë “puçrra” kur dëgjojnë muzikë, për të kuptuar se si ndodh kjo. Hulumtimi shqyrtoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan...