Home Këshilla të ndryshme Si ta përdorni aspirinën për të hequr kallot e këmbëve

Si ta përdorni aspirinën për të hequr kallot e këmbëve

Si ta përdorni aspirinën për të hequr kallot e këmbëveKallot janë një problematikë dermike që prekin thuajse 60% të personave në botë . Ato janë një masë e trashë lëkure e vdekur që krijohet zakonisht në thembrat e këmbëve, por mund të shfaqen edhe në duar.

Përveçse nuk janë aspak estetike, shkaktojnë dhimbje dhe inflamacion. Shkaqet e kallove mund të jenë të ndryshme duke filluar nga thatësia e lëkurës, këpucët e papërshtatshme dhe përdorimi i tyre pa çorape, si dhe infeksione të ndryshme të lëkurës. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të dini si të kujdeseni për këmbët.

Ju zbulojm një recetë tejet të thjeshtë që do të largojë përfundimisht kallot nga këmbët tuaj.
Përbërësit janë: 4 aspirina, 1 lugë gjelle ujë, 1 lugë gjelle uthull molle dhe lëngu i 1 kokrre limoni.

Shtypini aspirinat derisa të bëhen pluhur, më pas vendosini në një enë të pastër. Shtoni lëngun e limonit, ujin dhe uthullën e mollës. PërziejIni sëbashku derisa të formohet një masë homogjene. Lyejini këmbët me masën e krijuar dhe më pas vishni një palë çorape pambuku. Aspirinat duhet të veprojnë për 50-60 minuta. Në fund shpëlajini këmbët me ujë të vakët.

 Aspirinat stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe reduktojnë dhimbjet e inflamacionin. Kjo metodë këshillohet të përdoret dy herë në javë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...