Home Këshilla të ndryshme Si ta shëroni bronkitin në mënyrë natyrale

Si ta shëroni bronkitin në mënyrë natyrale

Si ta shëroni bronkitin në mënyrë natyraleBronkiti është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri.

Meqë membrana e irrituar gungëzohet dhe bëhet më e trashë, kjo i ngushton ose i mbyll rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke sjellë periudha kollitjesh që mund të shoqërohen nga gëlbaza dhe vështirësi në frymëmarrje.

Bronkiti ndahet në dy kategori: akut dhe kronik.

Kollë
Mukusi
Temperaturë e ulët
Dhimbje të gjoksit
Probleme me frymëmarrjen
Simptomat e ftohjes, si dhimbje koke, lodhje dhe lotim të syve
Tharje të fytit
Rrjedhje hundësh
Kongjestion nazal
Kura natyrale për bronkitin

Provoni këto kura natyrale për të lehtësuar simptomat e bronkitit

Pushoni
Pini lëngje. Në këtë rast një gotë me ujë të ngrohtë, mjaltë dhe limon do t’ju ndihmonte shumë.
Bëni gargare me ujë të ngrohtë me kripë për të lehtësuar dhimbjet e fytit.
Përdorni aromaterapi për të lehtësuar simptomat.
Përdorni një pajisje për të ruajtur lagështirën e ajrit apo për të thithur avullin.
Konsumoni ushqime me erëza. Një përbërës tek specat djegës, i quajtur kapsaicin, lehtëson sinusitin. Ai është gjithashtu i dobishëm për hollimin e mukusit në gjoks.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

(Disa) ushqime dhe kanceri, kronologjia e një lidhjeje të dyshuar!

U deshën 50 vjet për të kuptuar se stilet e jetesës, në radhë të parë ajo që në pjatë, janë në origjinë të në shumë se gjysmës së tumoreve Për të kujtuar rëndësinë e ndjekjes së një diete korrekte është Shoqata Italiane për Hulumtime të Kancerit (Airc), e cila është kthyer në 2,500 sheshe italiane me iniciativën ‘Portokalli i Shëndetit’. Të...