Home Teknologji Internet Si ta zbuloni virusin para se të hyni në një ueb faqe?...

Si ta zbuloni virusin para se të hyni në një ueb faqe?

Një nga problemet më të mëdha për ata që lundrojnë në internet janë viruset, veçanërisht kur vizitoni faqe potencialisht të rrezikshme që mund të dërgojnë viruse në kompjuterin tuaj.

Jo të gjithë softuer antiviruset janë në gjendje të identifikojnë rreziqet dhe të paralajmërojnë në kohë, por ka një “mashtrim” të thjeshtë për të kontrolluar sigurinë e një faqeje dhe ju të mund të shfletoni në qetësi të plotë.

Google bën inspektime të rregullta të të gjitha faqeve të internetit, por rezultatet nuk shfaqen direkt në motorët e kërkimit, kurse ju duhet të kryeni një operacion të thjeshtë.

Në fakt, mjafton vetëm që në linkun e mëposhtëm: http://google.com/safebrowsing/diagnostic?site =
të shtoni linkun e faqes që doni të kontrolloni, si p.sh.: www.koha.net
Shumë shpejt ju do të shihni të dhënat që do të tregojnë gjendjen e rrezikut të faqes që kërkoni.

Ky shërbim ofrohet nga Google, është shumë i thjeshtë dhe i dobishëm. Kësisoj, ju mund të kontrolloni një faqe para se të hyni në të, duke u ruajtur nga viruset që mund të infektojnë kompjuterin tuaj (NOA).

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...