Si ta zgjidhni dietën e shëndoshë?

Duhet ta zbuloni ekuilibrin e përsosur rreth konsumimit të vitaminave, mineraleve, acideve omega 3 dhe 6 dhe fibrave… Shumë femra, me dhe pa arsye, aplikojnë dieta të ndryshme, jo vetëm pse duan të jenë më vitale, por se mendojnë se ashtu do të mund t’i zgjidhin edhe problemet tjera jetësore dhe komplekset që kanë.

Po ashtu, u duket se kurrsesi, me gjithë përkushtimin, nuk mund ta arrijnë rezultatin e humbur.

Problemi qëndron aty se nuk bëjnë aq sa duhet për të funksionuar në mënyrën në të cilën do të duhej, aplikojnë dieta të shkurtra, pas të cilave më shumë shtojnë se që do të duhej të hiqnin në peshë, e kjo mundet të ndikojë në shëndetin fizik dhe atë mendor.

Në vend se të aplikoni dieta të shpejta, më parë përmbajuni ushqimit të shëndoshë. Formojeni një listë të ushqimeve që janë të pasura me vitamina, minerale, acidet omega 3 dhe 6 dhe fibrat.

 

Uji është aleati më i mirë

Ndoshta kurrë nuk ishit adhurues i ujit dhe gjithnjë keni kërkuar zëvendësim me lëngje, të cilët përkohësisht ua kanë shuar etjen. Qëllimi i konsumimit të ujit të pastër është pastrimi nga helmet në organizëm që grumbullohen kohë pas kohe, e të cilët duhet të “shpëlahen” nga organizmi. Po ashtu, në këtë mënyrë do t’ia dilni ta hiqni qafe ujin tepricë që është grumbulluar dhe fryrjen. Konsumoni së paku dy litra ujë në ditë. Uji e shuan urinë nëse e konsumoni një gotë të madhe me ujë dhjetë minuta para ushqimit.

 

Zamrat dhe ushqimet e grimcuara

Ushqimet e shëndetshme të grimcuara gjithmonë sugjerohen ndërmjet shujtave, në mënyrë që ta zbusni urinë dhe ta parandaloni rënien drastike të sheqerit në gjak. Mos konsumoni ëmbëlsira apo ushqime të grimcuara të rafinuara, prej tyre vetëm sa do të shtoni në peshë. Sheqerin dhe kripën merreni në sasi të vogla, duke marrë parasysh se sheqeri e dobëson sistemin imun, përderisa kripa e shkakton grumbullimin e ujit në organizëm.

 

Ushqimi i pasur

me proteina

Pemët dhe perimet janë burim i proteinave. Konsumoni sa më shumë pemë dhe perime të freskëta dhe bëni sa më shumë gjella ku ato janë të përfshira. Mundohuni që së paku një herë në ditë ta keni një shujtë, në të cilën ka pemë dhe perime.

 

Rëndësia e gjumit

Tetë orë gjumë në ditë janë kyçe për rigjallërimin e trupit tuaj, në mënyrë që trupi juaj të funksionojë “si orë”. Pa gjumë të mjaftueshëm, e dëmtoni shëndetin tuaj. Provoni që të shkoni herët në gjumë dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë. Ushqimin e fundit konsumojeni tri orë para se të shkoni në gjumë, në mënyrë që t’i shmangni problemet me tretjen dhe fryrjen

KËSHILLA TË NGJASHME