Home Këshilla Seksuale Si të bëni dashuri, hiletë që ju lezetojnë marrëdhënien

Si të bëni dashuri, hiletë që ju lezetojnë marrëdhënien

Si të bëni dashuri, hiletë që ju lezetojnë marrëdhënienSi të bëni dashuri në mënyrë të kënaqshme, pa u kushtëzuar nga tabutë e kota. Përgjigja është e thjeshtë, mjafton të lini veten të lirë dhe të ndiqni dëshirat vetjake dhe të partnerit, alternuar me fantazitë përkatëse.

Edhe nëse jeni çift prej kohësh, edhe nëse prej pak kohësh qëndroni bashkë, e rëndësishme është që ta lezetoni marrëdhënien në shtrat dhe ta shijoni në maksimum.

Faza përgatitore është shumë e rëndësishme për të ngrohur atmosferën, kjo pjesë iu pëlqen si meshkujve edhe femrave.

Puthja ndodh që të nënvlerësohet, por një puthje eksiton më shumë dhe fton për një lojë më të nxehtë në vijim, e cila vijon me eksplorimin e trupit.

Thelbësore është që ti tregoni partnerit tuaj, cilat janë stimulimet dhe gjestet që iu pëlqejnë më shumë, dhe nga këtu lejojini të kuptojë se dëshironi të kryeni marrëdhënie gjatë gjithë natës.

Natyrisht mos harroni në një moment, ti kujtoni partnerit edhe masat mbrojtëse, mund të jetë shumë eksituese.

Zgjidhni vendin e duhur për të bërë dashuri. Kjo është një pjesë shumë interesante, ndoshta mund të përgatisni paraprakisht diçka, si vaska e banjos, qirinj të ndezur rrotull, apo petale mbi shtrat.

Janë të shumtë ata që e pëlqejnë marrëdhënien ndryshe, ndaj dashuria në ujë nuk do të ishte keq. Edhe makina në rast se “nuk iu pret puna”, nuk duhet nënvlerësuar, veç kujdes mos vriteni.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...