Home Këshilla të ndryshme Si të dashuroheni përsëri në partnerin/en tuaj?

Si të dashuroheni përsëri në partnerin/en tuaj?

Si të dashuroheni përsëri në partnerinen tuajSikur në fillim të lidhjes, sms-të, puthjet dhe përqafimet e përditshme, do t’i mësojnë përsëri partnerët që ta çmojnë jetën e përbashkët dhe atë që kanë krijuar bashkërisht.

Duhet ta dini që partnerin nuk duhet ta merrni si “të gatshëm”, duke e injoruar me ditë të tëra. Mundohuni që, me ndonjë veprim të vogël, sa më shpesh t’ia bëni me dije atij/asaj se lidhja juaj ka rëndësi të madhe për ju, sepse ai/ajo është personi i vetëm tek i cili mund të mbështeteni kur të keni nevojë.

Terapeuti i njohur botëror, Jan Fain, thotë se mjaftojnë 270 sekonda në ditë, që ta ndryshojmë në tërësi atmosferën në lidhje, respektivisht të përmirësojmë raportet me partnerin dhe përsëri të biem në dashuri me njëri-tjetrin. Thënë shkurt, për ta arritur një ndryshim të tillë ju nevojiten vetëm 4,5 minuta në ditë, e qysh pas shtatë ditësh të ushtrimit të shprehive të reja, lidhja juaj do të bëhet më kualitative.

Për këtë shkak, mundohuni që të gjeni kohë për të këmbyer butësi të tillë midis veti. Mos harroni ta përqafoni partnerin, i thoni diçka të mirë, apo vetëm dërgojani një “mpuq”, Shumë shpejt edhe ai/ajo do të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë.

Burimi: Telegrafi.com

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...