Si të dukeni perfekt në bikini!

plazhiAnkthi i natës i shumicës së grave është zhveshja në plazh. Trupi që gjatë gjithë vitit ishte i kamufluar në shtresat e rrobave të trasha duhet zhveshur para syve të jurisë së ashpër, e shumë grave ‘zbulimi’ i tillë ka efekte negative në vetëbesim.

Por, frikës suaj pak a shumë i erdhi fundi. Në fakt me pesë trikat në vazhdim do të arrini t’i fshihni vendet që i konsideroni më pak atraktive, (si p.sh. barku) ndonëse shpesh është e paarsyeshme. Nëse keni probleme me gjinjtë…ngadalë industria e modës ka përparuar. Bikini do ta kryejë punën e vetë, e gjinjtë tuaj do të duken për mrekulli.
Nëse problemi juaj është barku, përmirësimet minimale në të ushqyer do të japin rezultate të shpjeta e nëse ju brengos ‘prapaskena’ janë trikat e dobishëm për insant-forcimin e prapanicës pa ushtrime dhe djersitje.
Nëse keni mundësi, notoni shumë dhe këtë trupi do t’ua kthejë në mënyrën më të mirë- duke u forcuar. Sportet në rërë, tenisi, biçikleta…të gjitha aktivitetet janë të mirëseardhura. Nëse konsideroni se prapë s’ia keni dalë, mbulohuni me shami.

Sfondi i mbylltë
Nëse iu mundon celuliti, aleati juaj më i mirë është teni i mbylltë. Por meqë ekspozimi i tepruar në diell është i rrezikshëm, e solariumin duhet shmangur në masë të madhe, përdorni prodhime kozmetike. Sot ka preparate të shumta me shumë nuanca që nuk lënë njolla dhe shpërlahen tërësisht.

plazhi_1Bikini i bukur
Nëse nuk jeni të kënaqur me pamjen tuaj në bikini, para se të filloni të ankoheni përpiquni ta ndërroni atë. Qepja dhe madhësia e bikinit varet nga shumë gjëra. Nëse keni gjinj të fortë bleni bikini pa mbushje e në të kundërtën me mbushje, mes tjerash mbushjet as që dallohen.

Zona e zezë
Rezultati i një studimi të rreptë që përfshiu 200 mijë gra, ishte dëshpëruar pasi që 70 për qind e grave si vesë më të madh e konsideronin barkun e tyre. Deri tek barku i bukur mund të vini me kombinim të shëndetshëm të ushqimit dhe me kostum të përshtatshëm. Pastaj vazhdoni me të vjetrën.

Taket e larta
Nëse dëshironi që në moment të mahnitni simpatinë tuaj, apo në atë moment të dukeni perfekt, mbathni sandale me take të larta. Këmbët do të zgjaten, do të dukeni më vitale e vlen të përmendet se do të dukeni shumë më joshëse. Por, kujdes që taket të mos jenë të holla sepse mund të kapeni për guri dhe të përfundoni me hundë në rërë.

Këmbëzat
Kurrë mos blini bikini që pjesën e këmbëve e kanë të gjatë. Për instant-dukje të mirë iu duhet bikini me këmbëza të prera. Më këtë trik këmbët do të duken më të gjata dhe të ngushta e madje edhe beli do të theksohet. Nëse dëshironi vithe më të gjëra, vishni kostume njëpjesëshe

KËSHILLA TË NGJASHME