Si të eleminoni pagjumësinë

Njerëzit kanë probleme të ndryshme në jetë, dhe si pasojë këto probleme shkaktojnë stres, merzi, depresion, mendime të shumta të cilat ju lënë zgjuar gjithë naten. Të rrish zgjuar një natë nuk përbën problem, por nëse kjo perseritet herë  pas herë madje ju bëhet si zakon që të kaloni gjysmen e natës zgjuar atëherë përbën një shqetësim. Kësaj radhe kemi vendosur t’ju sugjerojmë disa këshilla se si të eleminoni pagjumësinë:

Që të bëni një gjumë të rehatshëm, duhet që më parë të keni vënë organizmin në punë, t’a keni aktivizuar atë dhe të jeni lodhur sadopak, pastaj të mbushni stomakun me ushqime të shëndetshme dhe kështu do jeni gati për të bërë një gjumë të mirë. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.

Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një ide mjaft e mirë për të përqafuar gjumin. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërsa femrat mund të mbetën shumë energjike. Shikoni televizor, ose lexoni ndonjë libër në këtë mënyrë qepallat e syve do t’ju rëndohen duke nxitur gjumin.