Home Këshilla të ndryshme Si të eleminoni pikat dhe rrathët e zinj me patate?

Si të eleminoni pikat dhe rrathët e zinj me patate?

Të kujdesesh për fytyrën nuk nënkupton të paguani domosdoshëmrisht shifra të çmendura ëpr trajtime estetike, maka apo kremëra të ndryshëm.

Ndonjëherë është zgjidhja e shumë problemeve është para syve tanë, por thjesht ju duhet një guidë e duhur.

Sot do ju njohim me dy receta të thjeshta e të shpejta ku përbërësi kryesor është patatja.

Patatja ka në përmbajtjen e saj vitaminë C, karbohidrate dhe niseshte vegjetale, të gjitha këta përbërës janë shumë të ushqyeshëm për lëkurën dhe problematikat e mëposhtme, shkruan Living.al.

Rrathët e zinj poshtë syve

Sa herë që sillni ndërmend pamjen e lodhur të fytyrës dhe rrathët e zinj poshtë syve, gjeja e parë që ju kujtohet të bëni është të vendosni feta kastraveci të freksët për të reduktuar inflamacionin e lekurës. Ju këshillojmë të bëni të njëjtin veprim, por me feta patateje të gjallë, të cilat nxisin qarkullimin e gjakut në këtë zonë në mënyrë të ndjeshme falë veprimit të antioksidantëve dhe vitamincës C.

Maskë për të eleminuar aknet dhe pikat e zeza

Përveç vitaminës C, patatja përmban kalium, bakër dhe squfur, të cilët arrijnë të depërtojnë thellë në lëkurë duke eleminuar toksinat dhe papastërtitë e ndryshme dhe duke reduktuar aknet dhe pikat e zeza. Merrni një patate të vogël dhe priteni në feta të holla 3cm, fërkoni me to fytyrën dhe më pas përhapni fetat në të gjithë fytyrën. Lidhini me fasho duke lënë të lirë hapësirën tek goja, hunda dhe sytë dhe lëreni të veprojë gjatë tërë natës. Të nesërmen në mëngjes lani fytyrën me ujë të ftohtë.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...