Home Shëndetësi Si të eleminoni shfaqjen e rrudhave

Si të eleminoni shfaqjen e rrudhave

Si të eleminoni shfaqjen e rrudhaveKy trajtim do t’ju ndihmojë të trajtoni dhe rigjeneroni lëkuren e fytyrës duke evituar kështu krijimin e rrudhave.

Përbërësit;

2 lugë kolagjen

1 kastravec mesatar

1 thikë

1 blender ushqimor

Një tas i vogël

Peshqir

Përgatitja;

Priteni kastravecin në dy rrathë të vegjël dhe lini menjëanë. Prisni pjesën tjetër të kastravecit dhe hidheni në blender. Hidheni masen në një kullonjëse që të merret vetëm lëngu i kastravecit. Merrni një lugë lëng kastraveci dhe hidheni në tas, më pas hidhni siper me ngadal pudren e kolagjenit, dhe përzieni mirë përbërësit. Vendoseni masken në fytyrë duke e masazhuar butësisht me bulëzat e gishtave dhe vendosni rrathet e kastravecave që keni lënë menjëanë mbi sy, në këtë mënyrë kastraveci do të relaksojë edhe sytë. E lini trajtimin të qëndrojë mbi fytyrë 20 minuta, dhe pastaj fshini fytyren me peshqir të lagur. Pasi të keni fshirë fytyren shperlani edhe një herë me ujë të vakët. Fshini sërish fytyren tashme me peshqir të thatë dhe lyeni atë me krem zbutës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...