Home Shëndetësi Si të fshehni poret

Si të fshehni poret

Si të fshehni poretPoret janë një problem mjaft shqetësues për femrat sepse lyerja me produkte të ndryshme kozmetike dhe mos kujdesi i duhur ka nxitur rritjen e madhësisë së tyre dhe si rezultat në lëkuren e fytyrës tonë krijohen gropa të vogla aspak të pelqyeshme. Tek disa persona poret janë më të dukshme se tek disa të tjerë, kjo ndodh për shkak të tipit të lëkures që ato kanë, nëse keni lëkurë të thatë madhësia e poreve do të jetë e vogël, ndërsa nëse keni lëkurë të yndyrshme normalisht që do të keni pore të mëdha.

Por si t’i fsheni ato ose të pakten të zvogëloni madhësinë e tyre. Së pari është shumë e rëndësishme për një femër trajtimi i fytyrës dhe kujdesi i duhur ndaj saj. Që  do të thotë pastroni fytyren me locione nga më të ndryshmet që janë krijuar me këtë efekt. Së dyti, laani fytyren në mëngjes, dhe në darkë me sapun ose locion. Pasi të keni larë fytyren, lyeni atë me një krem hidratues. Ju këshillojmë të përdorni krem pa shkëlqim që të mos bierë në sy madhësia e poreve. Gjithashtu në webet tona keni mundësi të lexoni receta nga më të ndryshmet për maskat me të cilat mund të trajtoni lëkuren e fytyrës, ju kujtojmë se ato më të efektshmet ndaj akneve janë maskat me argjile.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si t’i hiqni pikat e zeza me produktet që keni në frigorifer?

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato. Nga kurat me limon e sheqer, tek ato...