Home Këshilla të ndryshme Si të harroni të dashurin tuaj

Si të harroni të dashurin tuaj

Të qëndruarit në shtëpi para kompjuterit, ose të dëgjuarit muzikë melankolike nuk do t’ju ndihmojnë që ju të harroni atë që ju lëndoi. Përkundrazi muzika melankolike vetëm do t’jua rikujtojë edhe më shumë atë. Cilat janë disa nga gjërat që ju mund të bëni për të harruar partnerin tuaj;

Merzituni për pak kohë
“Kjo do t’ju ndihmojë që të nxirrni jashtë gjithë merzinë që keni, dhe të ri-merrni vetën shpejt”, tha Sandra Ann Miller, autorja e librit ‘A Sassy Little Guide to Getting Over Him’. Prandaj dëgjoni këngë melankolike si “Someone like you-Adele” por për një periudhë të shkurter sa të nxirrni jashtë ndjenjat e mërzisë.

Privatizoni mendimet tuaja
Që nga momenti i ndarjes, duhet të merrni kontrollin mbi zemren dhe ndjenjat tuaja. Që do të thotë, privatizoni statusin tuaj në rrjetet sociale duke mos i lënë hapësirë të jetë në dijeni se si po ja kaloni ju, dhe as nëse jeni merzitur ndopak nga kjo ndarje. Në të njëjten kohë ju duhet të kontrolloni edhe dëshiren tuaj për të parë se çfarë po bën ai, si po sillet që nga momenti që jeni ndarë.

Dilni me shoqërinë
Mendoni se ja vlen të qëndroni në shtëpi, të merziteni në pafundësi ndërkohë që ai ndoshta as s’do t’ja dijë se ku jeni ju! Besomeni që s’ja vlen që ju të kaloni ditët tuaja më të bukura duke u merzitur për atë, në fund të fundit nuk është i vetmi mashkull në botë apo jo vajza! Bota ka plot meshkuj.

Ndërroni hapësiren
Rimodeloni shtëpinë tuaj, dhe hiqni të gjitha ambientet të cilat ju ri-sjellin ndërmend kujtimet e kaluara me atë. Bëjëni çdo gjë të re, kjo do të personifikojë për ju si një fillim i ri, një jetë e re, pa atë.

Ndryshoni look
Ndryshimi i pamjes tuaj, do të tregojë që ju jeni një femer e fortë, me karakter, e gjallëruar dhe mjaft optimise, nuk lejoni të tjerët që t’ju lendojnë. Demonstrimi i një femre me karakter e bën gjithmonë një mashkull të pendohet që është larguar nga ju, si dhe terheq shumë të tjerë pranë jush.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...