Home Këshilla të ndryshme Si të humbni shpejtë në peshë

Si të humbni shpejtë në peshë

Ekzistojnë edhe disa fshehtësi deri tek cilat shkencëtarët kanë ardhur përmes hulumtimeve dhe studimeve, të cilat në masë të madhe mund ta përshpejtojnë humbjen e kilogramëve shtesë.

Ja disa prej këshillave të ekspertëve, të cilat me të vërtetë kanë efekt:

Filloni të merrni vitamina
Kjo nuk do të thotë se marrja e vitaminave do t’ju ndihmojë që të humbni në peshë pa zvogëluar shujtat dhe pa u marrë me aktivitete trupore, por gjithsesi se do t’ju ndihmojnë që të ndiheni më të shëndetshme dhe më vitale, si dhe të konsumoni më pak dhe të lëvizni më shumë.

Lirojuni nga ndjenja e fajit
Njerëzit, të cilët konsumojnë shumë ushqim shpeshherë ndihen fajtorë, gjë që i sjell deri në stres, arsye kjo që përsëri i shtyn ata që t’i kthehen ushqimit për të gjetur prehje.

Konsumoni nga pjatat e vogla
Pjatat e vogla janë shpëtim për një bel të hollë, thonë ekspertët për ushqim dhe shprehitë gjatë ushqimit nga universiteti Kornel. Njerëzit ndjejnë nevojën ta mbushin pjatën, kështu që zgjedhje më e mirë për arritjen e një vije vitale mbetet pjata e vogël.

Flini në dhomë të freskët
Është zbuluar se në dhjetë vitet e fundit njerëzit gjithnjë e më tepër flenë në hapësira apo dhoma më të ngrohta që nuk është mirë për linjën e trupit. Gjumi në hapësira më të ftohta nxit trupin që vetë të ngrohet, duke shkrirë kaloritë derisa jemi në gjumë.

Konsumoni verë
Hulumtuesit nga Bostoni kanë zbuluar se femrat që konsumojnë dy gota verë në ditë kanë shumë më pak kilogramë sesa ato që fare nuk konsumojnë alkool apo e konsumojnë tepër. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...