Home Këshilla të ndryshme Si të këndelleni nga mahmurllëku

Si të këndelleni nga mahmurllëku

Vera, në mes të tjerash, sjell shumë kohë për argëtim dhe dalje të cilat shoqërohen me konsumimin e alkoolit. Pjesa më e keqe është mahmurllëku, i cili vjen një ditë më vonë, dhe të cilin nxehtësia e verës e bën edhe më të keq dhe më të rëndë.

Me konsumimin e alkoolit mos e teproni, ndërsa ne ju sjellim disa ide se si të këndelleni, në rast se e teproni pak:

Pushimi

Flini dhe pushoni më shumë se sa do të kishit bërë zakonisht. Shtyni shkuarjen në plazh dhe rrezitjen, që përmes djersitjes të mos dehidroni edhe më shumë.

Lëngjet

Duhet të jenë tërësisht të shëndetshme, sigurisht përveç ujit duhen edhe pijet hidratuese si lëngu i portokallit, mollës, grejpit dhe boronicës së kuqe. Këto të gjitha janë pije të shkëlqyeshme në “mëngjesin e nesërm”. Lëngjet do t’ju ndihmojnë të hidratoni trupin, derisa njëkohësisht shtoni shumë vitamina në organizëm për ta ndihmuar që të këndellet dhe të rikuperohet.

Kafjalli i thjeshtë

Kafjalli i thjeshtë me gjalpë dhe bukë do ta kthejë trupin tuaj në gjendje normale, pa tronditje të tjera për trupin. Mos harroni edhe supën e domateve, nëse keni kohë dhe vullnet për ta përgatitur. Do të jetë melhem për stomakun tuaj “të plagosur”.

Ilaç shtëpiak

Në gjysmë gotë me ujë vëni disa pika me uthull dhe pastaj shtoni një lugë të vogël sodë bikarbonati dhe menjëherë filloni të përzieni. Kini kujdes, përzierja fillon shpejtë të shkumëzohet prandaj pini sa më shpejt. Duhet theksuar që, nëse dikujt shija ose aroma i nxit të përziera, as të mos provojë, por nëse ndjenja është e moderuar, përgatisni një gotë ujë të shpërlani shijen nga goja.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...