Home Këshilla të ndryshme Si të keni lidhje të suksesshme me mashkullin, i cili tashmë ka...

Si të keni lidhje të suksesshme me mashkullin, i cili tashmë ka fëmijë

Lidhjet rrallëherë janë të thjeshta, por aty të përfshihen fëmijët, atëherë gjërat mund të komplikohen edhe më shumë.

Në lidhjen me një mashkull, i cili ka fëmijë, kurrë nuk do të ekzistoni vetëm ju të dy, gjithmonë aty janë edhe fëmijët, si dhe ish-gruaja e tij. Para se ta filloni një lidhje të tillë, mendoni mirë nëse jeni të gatshëm për një lidhje të tillë.

Fëmijët në plan të parë

Sa për fillim, duhet të pajtoheni me faktin se fëmijët janë në plan të parë. Nëse nuk janë, nuk do të dëshironit të keni punë me një njeri të atillë. Fëmijët janë një temë shumë e ndjeshme, prandaj duhet të jeni një person me durim dhe shumë fleksibil kur bëhet fjalë për njoftimin me ta. Ai më së miri e di kohën dhe momentin se kur fëmijët e tij janë të gatshëm të njihen me të dashurën e re të babait të tyre.

Lidhja me ish-gruan

Në mënyrën më të sinqertë bisedoni rreth lidhjes dhe marrëdhënies me ish-gruan e tij, si dhe për arsyet e ndarjes së tyre. Duhet të pajtoheni me faktin se ish-gruaja e tij gjithmonë do të jetë e pranishme në jetën tuaj. Ndoshta ai ndaj saj nuk ndjen asgjë, apo ndoshta edhe janë ndarë në kushte aspak të përshtatshme, por duhet ta mbani mend, fëmijët janë një lidhje e përjetshme ndërmjet tyre. Ajo që ka ndodhur ndërmjet tyre nuk ka të bëjë fare me ju. Mos e ndërtoni një qëndrim negativ karshi ish-gruas së tij para se të njiheni me gjithë situatën.

Sinqeriteti

Pasi të jeni njoftuar rreth lidhjes së tij me fëmijët dhe me ish-gruan e tij, është koha të bisedoni mirë e mirë me veten tuaj dhe ta merrni një vendim nëse mund ta duroni një gjë të tillë. Nëse që në fillim e vëreni se gjëra të tilla ju pengojnë, as mos e ngatërroni veten tuaj më thellë. Fëmijët nuk janë punë e vogël dhe me të madhe ndikojnë në të ardhmen tuaj. Bisedoni me të rreth planeve dhe dëshirave, nëse mendon të ketë më shumë fëmijë, si dhe merrini parasysh dëshirat dhe planet tuaja dhe mendojeni nëse dëshironi një lidhje serioze me dikë që ka fëmijë.

Shoqe me fëmijët

Mos provoni të bëheni e ëma e re e fëmijëve të tij. Jini shoqja e tyre, dikush që ata mund t’i besojnë dhe dikush me të cilën mund ta kalojnë mirë dhe të argëtohen, si dhe të marrin këshilla. Mos u nervozohuni nëse nuk ju pëlqeni menjëherë atyre. Ju duhet kohë për t’i kuptuar qëllimet tuaja. Sa më parë që ta vërejnë se nuk dëshironi të jua zëvendësoni të ëmën, aq më shpejt do të ju pranojnë. Ndaj tyre silluni me respekt dhe kurrë, madje asnjëherë të vetme, mos flitni keq për të ëmën e tyre.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...