
Në qoftëse keni probleme me lëkuren e fytyrës, e cila qëndron gjatë gjithë kohës e arcaruar, e skuqur, dhe e irrituar atëherë ju ftojmë të provoni receten e mëposhtme. Kjo maskë do të jetë një zgjedhje mjaft e mirë edhe për ato femra të cilat kanë lëkuren e fytyrës me pigment të errët, sepse nëse e trajtoni me një recetë të tillë fytyren në mënyrë të rregullt brenda pak kohësh do të vëreni ndryshim befasues.
Përbërësit;
1 banane
2 lugë qumësht
Përgatitja;
Merrni bananen, heqni lëkuren dhe hidheni në një tas. Bëni pure bananen duke e shtypur me pjesën e pasme të lugës, pastaj hidhni dy lugë qumësht. Përzieni mirë masen dhe vendoseni në fytyrë të cilen e keni larë më parë me locion pastrues. E lini masken të qëndrojë 25 minuta dhe pastaj shperlani fytyren me ujë të vakët. Në fund lyeni fytyren me një krem zbutës i cili ka përbërës kryesor qumështin.