Home Modë & Estetikë Si të keni qerpikë të gjatë dhe voluminoz

Si të keni qerpikë të gjatë dhe voluminoz

Si të keni qerpikë të gjatë dhe voluminozQerpikët, dhe vetullat po ashtu, janë jashtëzakonisht të rëndësishme që të keni një vështrim vërtetë tërheqës dhe joshës.

Për ta vënë në dukje shikimin tuaj, duhet që qerpikët të jenë të përsosur.

Por jo të gjithë e kemi këtë fat.

Të kujdesemi me mënyra të thjeshta dhe natyrore, në mënyrë që të forcojmë qerpikët dhe t’i shohim ata të rriten nga dita në ditë.

Për të marrë rezultatet e dëshiruara, kemi bërë një listë me disa metoda shumë efektive.

1. HIGJIENA DHE HIDRATIMI

Një fakt shumë i rëndësishem është pastrimi i make-up çdo natë, sepse me kalimin e kohës, qerpikët bëhen gjithnjë e më të dobët dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme të mos e nënvlerësoni këtë gjest të thjeshtë dhe të përditshëm.

Pak e dinë që në përbërjen e tyre, maskarat përmbajnë përbërës të dëmshëm, të cilët mund të përfshijnë: parafinë dhe substanca toksike kancerogjene, baktere etj.

Woman brown eye with extremely long eyelashes

2. VAJI i RICINIT

Një ilaç veçanërisht efektiv është përdorimi i disa pikave vaj ricini.

Mund ta aplikoni duke përdorur një furçë të maskarës së vjetër, pasi e keni larë dhe tharë tërësisht, duke e përhapur mbi të gjithë gjatësinë e qerpikut.

Për më shumë efikasitet, bëjeni këtë trajtim në mbrëmje, para se të shkoni për të fjetur dhe përsëriteni çdo ditë, për të pakten një muaj, për të parë një përmirësim të dukshëm, në trashjen, shkëlqimin dhe zgjatjen e qerpikëve.

Gjithashtu, vaji i kokosit, jojobës, aloe verës, përmbajnë vitamina dhe minerale, të cilat, nëse aplikohen rregullisht, ushqejnë dhe trashin qerpikët. Këta vajra i gjeni në http://bionatural-ks.com/.

3. VAZELINA

Edhe vazelina bën pjesë në grupin e produkteve natyrale për rritjen efektive të qerpikëve.

Aplikojenini në qerpikë butësisht duke masazhuar me gishta apo me ndihmën e një furçe. Pas disa javësh, do të shihni se si do të rriten e do të dendësohen qerpikët.

Padyshim do të jenë më të shëndetshëm dhe më të ushqyer.

Anila Mirdita Dermo-esteticiene e çertifikuar

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...