Home Këshilla të ndryshme Si të keni stilin modelin e flokëve që dëshironi

Si të keni stilin modelin e flokëve që dëshironi

Është shumë e rëndësishme për një femër që në momentin e parë që ajo hyn në një mbrëmje të vishet dhe të duket ashtu siç ajo dëshiron. Prandaj është shumë e vështirë të bësh dallimin ndërmjet një studenteje dhe një femre biznesmene të cilat kanë një stil shumë të ndryshëm në jetën e tyre. Kështu që në momentin e parë që ato hynë në një sallon, parukieres i duhet të marrë disa minuta kohë deri sa të bëjë që klientja të ndjehet rehat, të njohë dhe të eksplorojë sadopak boten e klientes në mënyrë që të kuptojë guston e saj, dhe çfarë preferencash mund t’i shkojnë asaj.

Komunikimi, zgjidhja e duhur

Çdo herë që shkoni në sallon merrni një foto me vete të imazhit që dëshironi të krijoni tek vetja. Dëshironi të bëni flokët bionde, atëherë ju themi që ngjyra bionde ka shumë alternativa, bionde platin, bionde e  artë, bionde e bardhë, prandaj nëse keni një foto me shembull të qartë do të jetë më mirë nëse e merrni me vete sepse syri i parukieres do të jetë më kritik dhe do t’ju këshillojë më mirë nëse ajo është ngjyra e duhur për ju ose do t’ju sugjerojë diçka tjetër.

Shperqëndrimi

Në momentin që shkoni në parukeri, bëni kujdes të mos qëndroni gjatë gjjithë kohës duke folur në telefon pasi parukierja do t’a ketë shumë të vështirë që të kuptojë se çfarë modeli dëshironi. Prandaj, duhet të keni parasysh që në momentin që ju do shkoni në sallon të merrni pak kohë pushim, dhe të përqëndroheni totalisht tek vetja juaj.

Modeli flokëve

Më mirë model me flokë të gjatë të cilin mundeni gjithmonë t’a prisni se sa model të shkurter të cilin nuk mund t’a modifikoni. Në qoftëse nuk ju pelqen rezultati i tregoni parukierit dhe ndërroni sallon, herë tjetër shkoni diku tjetër. Nëse keni flokë të shkurter ngelen vetëm dy mundësi; i lini të rriten ose vendosni eksteishen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...