Home Shëndetësi Si të kontrollojmë alergjinë

Si të kontrollojmë alergjinë

Si të kontrollojmë alergjinëMolekula e zbuluar nga një shkencëtar italian emërtohet interleuchina-12, dhe është një molekulë që prodhohet normalisht nga trupi ynë, e cila mund të bëhet një aleat i fortë për të realizuar shmangien e alergjisë pa u detyruar të heqësh dorë nga ushqimet që mund ta shkaktojnë atë.

Zbulimi se interleuchina-12 mbron nga reaksionet alergjike u realizua nga eksperimentet laboratorike të disa minj, dhe tregon se kjo molekulë privon shfaqjen e alergjisë nga disa lloj ushqimesh.

Nga eksperimenti u vu re se disa qeliza të goditura nga alergjia prej disa lloj ushqimesh pushojnë së prodhuari këtë molekulë, ndaj dhe alergjia kthehet në gjendje të përgjithshme trupore.

Hipotezat e ekspertëve tregojnë se duke administruar interleuchinën-12, reaksionet alergjike mund të mbahen në kontroll të plotë. Janë të shumta ushqimet që mund të shkaktojnë alergji si: kikirikët, qumështi, vezët, gruri, soja, apo ato me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.

Mënyra më e mirë për të evituar një alergji të shkaktuar nga ushqimet është që ato të njihen dhe të mos përdoren. Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët. Këshillë e vlefshme është që gjithnjë të lexohen përbërësit e ushqimeve.

Kujdesi që u duhet kushtuar ushqimeve dhe alergjenëve të ndryshëm duhet të jetë i madh sepse mund të shkaktojë dhe vdekje. Kjo është një ndër rastet e një reagimi të fortë të shkaktuar nga alergjia, por mund të ndodhë. Mënyra më e mirë mbrojtëse është këshillimi me mjekun alergolog.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...