Si të kujdeseni për lëkuren

lekuraE kujt nuk i pëlqen të ketë një lëkurë të bukur. Femrat vdesin që të kenë një lëkurë të bukur dhe me shkëlqim. Nëse trajtoni lëkuren tuaj me produkte natyrale do të zbuloni një rrugë të thjeshtë por shumë efikase për të pasur një lëkurë të shëndetshme, si dhe të ndaloni shfaqjen e parakohshme të rrudhave.

Lëkura juaj ashpërsohet dhe bëhet monotone nëse nuk kujdeseni për atë ashtu siç duhet. Ju mund të përdorni mjaltë, qumësht, dhe kos nëse dëshiroheni të dobësoheni pa dëmtuar lëkuren e trupit. Më poshtë do t’ju prezantojmë disa ushqime të cilët do t’i dhurojnë lëkurës tuaj përbërësit e duhur gjatë kohës që ju do jeni në dietë, dhe në të njëjten kohë ajo të mos dëmtohet.

Çaj i gjelbër

Bishtajë

Arrë

Salmon

Avokado

Vezë

Domate

Shegë

Pini sa më shumë ujë gjatë ditës sepse do të pastrojë dhe hidratojë organizmin tuaj. Konsumoni sa më shumë fibra si farë liri, të cilët do t’ju ndihmojnë të ruani formën dhe shkëlqimin e lëkurës.  Masazhoni lëkuren me lëng bimësh barishtore të pakten një herë në javë.

Bëni dush një ose dy herë në ditë. Vendosni vaj të blerë në farmaci, ose përzieni dy-tre vajrat tuaj të preferuar dhe lyeni trupin me ato, i lini të qëndrojnë të pakten 20 minuta dhe pastaj bëni dush me ujë të nxehtë. Ju mund t’a bëni këtë 1-2 herë në javë nëse dëshironi të keni lëkure me shkëlqim.

Ju mund të zgjidhni edhe masazhet hidratuese të cilët janë shplodhëse dhe rigjeneruese. Këtë mund t’a bëni në shtëpi ose në një sallon trajtimi 1ose 2 herë në muaj. Trajtimet me medikamente mjeksore janë të kushtueshmme, dhe shpesh-herë nuk kanë të njëjtin efekt çudibërës dhe magjepës ashtu siç e kanë trajimet me përbërës natyral.