Home Këshilla për Prindër Si të kuroni lëkurën e bebes

Si të kuroni lëkurën e bebes

Përpiquni që faqet e bebes t’i lyeni me sa më pak krem.

Cilat produkte më nevojiten për të kuruar lëkurën e bebes?
Pa marrë parasysh se për cilët prodhues të produkteve do të përcaktoheni, me rëndësi është që, para se t’i blini, të shikoni se ai koleksion a i është dedikuar lëkurës së ndjeshme të bebeve. Ju nevojitet sapuni për larje, shamponi tepër i butë, kremi tepër i yndyrshëm për bebe për pjesën në të cilën i vihen pelenat dhe eventualisht pudra.

A e dëmton sapuni lëkurën e bebes sime?
Jo, por mund ta thajë. Nëse vëreni se i është tharë lëkura bebes suaj, lyeni pas larjes nga koka deri te thembrat me ndonjë losion bebesh apo me kremin të cilin e përdorni për pjesën në të cilën i vihen pelenat.

A bën t’i përdor facoletat e njomura, nëse e irritojnë lëkurën e bebes sime?
Nëse keni vërejtur që facoletat e njomura irritojnë lëkurën e bebes suaj, reduktojeni deri në minimum përdorimin e tyre. Përdorini vetëm kur nuk keni mundësi t’ia lani prapanicën bebes suaj me sapun dhe me ujë: kur jeni në udhëtim apo jashtë shtëpisë. Mund të provomi facoletat e thara, por që kanë vaj bebeje brenda tyre, me të cilat shumë mirë pastrohet dhe kurohet lëkura e bebes.

A bën t’ia lyej bebes faqet?
Përpiquni që faqet e bebes t’i lyeni me sa më pak krem. Lyejani faqet pasi ta keni larë, por edhe para se ta vini në gjumë. Faqet e bebes duhet të mbrohen me krem nga ajri i ftohtë dhe i thatë dhe nga rrezet e forta të diellit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...