Home Shëndetësi Si të largojmë përtesën?

Si të largojmë përtesën?

pertesaPërtesa – ka thënë Konfuci – ecën aq lehtë, sa që mjerimit nuk i duhet lodhje e madhe për ta arritur. Kjo thënie nuk ndryshon shumë nga ajo e Etigen Graces, mbreti i çelikut, që pohon se pesëdhjetë përqind e të dështuarve është e përhërë nga dembelët.

Bazat morale të,jetës janë gjithmonë të njëjtat, nëpër shekuj… Përtaci është armik i përpjekjes, i provës, i iniciativës personale. I ka gjetur të metës së vet një emër të bukur: fatalizëni; e ia lë rrethanave, rastit, të tjerëve, detyrën për të piketuar rrugën, për të përcaktuar një aktivitet, për t’i ndërtuar jetën.

Beson tek fati, ndjek rrymën,. është ashtu siç krijojnë rrethanat. Siç ka tmerr nga loditja po ashtu tmerrohet nga përpjkjet intelektuale e morale. Mendon me trurin e të tjerëve, i përshtatet rregullave dhe paragjykimeve të të tjerëve. I pëlqejnë vendet e rëndomta. I do shumë proverbat që perbëjnë formën më të zakonshme të përtacisë. Thotë në çdo rast: ” Qetësia është perbuzja më e madhe hakmarrja më e mirë është falja “, sepse këto dy proverba i përshtaten vesit të tij dhe e hëjnë që ta ndjejë veten rehat. Nuk ka ambjnte të gjëra: priret për një situatë ekonomike e shoqërore që do ta lejonte të realizonte ligjin e përpjekjes më të vogël.

Bota e tij morale është e tëra e përfshirë në këtë dëshirë: Të rri ulur. Vlerësoje nevojën e të çuarit herët në mëngjes: është, një këshillë që na i kanë thënë që në bankat e shkollës e që paraqet avantazhe tepër të dukshme, prandaj është e nevojshme të flasim për këtë. Të gjithë e dinë se në orët e para të mëngjesit, truri është më i lehtë, inteligjenca jonë është më  e freskët, puna më e lehtë.Nga pohimet e nëpunësve, se një orë pune në mëngjes jep më shumë rendiment se një natë e tërë pa gjumë. Prandaj ngul kembë për avantazhin që ka fjetja për pak orë. Dihet se Napoleoni flinte jo më shumë se katër o pesë orë në natën. Një gjumë i tepruar ushtron gjatë tërë ditës,mbi sistemin nervor të një individi, një influencë dobësie, favorizon dembellëkun, mpin trurin e ligështon muskujt.

Mësohu të flesh gjashtë o shtatë orë natën: jo më shumë. Orët e para të zgjimit janë të shoqëruara gjithmonë nga një lloj topitje, nga një ndjenjë e mjegullt, nga një këputje fizike e morale që, në momentin kur individi duhet të nisë ditën e tij të punës, ato fillojnë të bëjnë një sfidë rraskapitëse e të hidhur. Nëse ti provon zakonisht këtë gjendje plogështie të vazhdueshme. fizike e mendore, pas zgjimit, ja ajo që duhet të bësh.

Sapo të zgjohesh në mëngjes, mos e zgjat atë ndjenjë dremitje nga e cila ndjehesh i mbërthyer. por çohu menjëherë, lahu energjikisht me ujë të ftohtë. e bëj ndonjë ushtrim gjimnastikor: frymëntarrje, përkulje, fizikisht do të ndjehesh së formë për të përballuar lodhjet e ditës e nuk do të ndjesh më atë ndjenjë dobësie, topitje, këputje. Gjysma e punës është kryer. Mbetet për t’u shkathtësuar inteligjenca.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...