Si të largoni astmën dhe sinozitin

Disa nga këshillat ndihmojnë për kapërcimin e kësaj sëmundje, qoftë e shkaktuar nga cilido faktorë.

Ajrosni dhomën dhe mundësoni që rrezet e diellit të futen në të. Mos vendosni tapete në dhomën e të sëmurit, përndryshe duhet t’i pastroni mirë ato vazhdimisht.Lani kokën sa më shumë të mundeni gjatë javës, së paku tre herë, për të pastruar zbokthin me të cilin ushqehet mola. Këshillohet vendosja e një luge të madhe nga uthulla e mollës në ujin me të cilin lan kokën.

Lani mbulesat dhe batanijet e të gjithë familjes vazhdimisht në mënyrë të rregullt. Lani jastëkët dhe çarçafët me ujë të nxehtë dhe i lini në diell që të marrin rrezet e tij në mënyrë direkte. Për kurimin e të vjellës së hidhët që zmbrapset nga stomaku këshillojmë të pini një gotë lëng kamomili në mëngjes dhe një gotë lëng koperi në mbrëmje. Këshillohet që ngrënia e darkës të bëhet herët, 2-3 orë para fjetjes.

Këshillojmë zonjat që të mos neglizhojnë në përdorimin e maskave të gojës dhe hundëve gjatë përdorimit të lëndëve pastruese kimike në shtëpi, pasi që janë vënë re raste të reumatizmit që janë shkaktuar nga thithja e lëndëve kimike pastruese. Për kurimin e gjendjes së nxjerrjes së sekrecioneve dhe të infeksionit të pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes këshillojmë që të përdoret menjëherë uthulla e mollës ose e rrushit, ose xhenxhenfili, duke marrë një lugë të madhe dhe ta përziesh me një gotë ujë, pastaj ta ëmbëltosh me një lugë të madhe mjaltë dhe ta pish. Këtë mund ta përsëritësh disa herë gjatë ditës dhe natës menjëherë në shfaqjen e këtyre simptomave.

Pakësimi i simptomave të sëmundjeve alergjike, veçanërisht ato të astmës, mund të ndodhë edhe me largimin nga përdorimi i lëndëve të dëmshme për sistemin e frymëmarrjes, siç është duhani, thithja e aromave të ndryshme (temjanit), bojërat, përdorimi i parfumeve të ndryshme brenda shtëpisë, etj. Largoju rritjes së kafshëve shtëpiake dhe të zogjve brenda shtëpisë, ose së paku të mbahen larg dhomës së sëmurit.