Home Shëndetësi Si të largoni të mavijosurat në trup?!

Si të largoni të mavijosurat në trup?!

Si të largoni të mavijosurat në trup?!Gjunjët dhe bërrylat janë një pjesë shumë e ndjeshme e trupit , sapo t’i fërkojmë pak ata mavijosen dhe lëkura bëhet më e thatë.

Këto janë disa metoda natyrale për largimin e mavijosje në bërryla dhe gjunjë:

1. Vaji i Aloe vera ndihmon që të largosh të mavijosurat në bërryl, përdorimi i këtij produkti është shumë i thjesht, vetëm e vendos në vendin ku i keni këto shenja dhe e len për 20 minuta. Për çdo ditë.

2. Soda për gatim ndihmon gjithashtu. Përzieni sodën me ujë dhe pastaj vendoseni
dhe mbajeni atë deri sa të thahet, pastaj largojeni. Aplikojeni dy herë në ditë.

3. Limoni ndihmon gjithashtu, vetëm spërkateni bërrylat ose gjunjët dhe mbajeni për 20 minuta.

4. Sheqeri me vaj ulliri i përzier, ndihmon gjithashtu. Përzieni deri sa të tretet mirë, pastaj vendoseni dhe mbajeni vetëm për 5 minuta. Praktikojeni deri sa të ketë pasur efekt.

5. Për të mavijosura shumë të mëdha, trangujt mund të ndihmojnë shumë. Merreni lëngun e tyre dhe vendoseni, mbajeni për ca kohë dhe largojeni.

6. Qumështi i përzier me gjizë mund të largoj të mavijosurat gjithashtu.

7. Që të keni bërryla të pa mavijosur, aplikojeni çdo ditë limonin. Ndajeni përgjysmë dhe fërkoni bërrylat tuaj. /KP/Telegrafi/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...