Home Shëndetësi Si të largosh depresionin

Si të largosh depresionin

Kapercimi i depresionit është i vështirë, ndoshta gjëja më e vështirë që mund të bëni ndonjëherë. Të luftosh kunder depresionit nuk është një shetitje në park, është një luftim i ashper.  Por nëse ju vendosni t’i bashkoheni përleshjes, ju mund t’a fitoni betejen dhe t’a largoni depresionin, askush nuk mund t’iu ndalojë.

Emocionet tuaja janë reflektim i mendimeve tuaja. Kur ju ndryshoni mendimet tuaja, emocionet tuaja automatikisht ndryshojnë. Ju nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtrembëruara që persëriten në mendimet tuaja. Në fakt ju keni nevojë të mësoni se si të ndryshoni mënyren se si ju mendoni dhe emocionet në mënyrë natyrale. Ashtu si natra ndjek diten, kur mendimet tuaja janë të shëndetshme dhe pozitive, emocionet tuaja bëhën më të shëndetshme dhe pozitive gjithashtu.

Si mund t’a ndryshoni mënyren se si ju mendoni ?

Ligji i vetëbesimit pozitiv thotë: “ Ju e ndryshoni mënyren se si mendoni dhe ndjeheni duke ndryshuar atë që thoni kur flisni me mendjen tuaj”. Nëse dëshironi të ndryshoni mënyren se si ndjeheni, ju duhet të ndryshoni dialogun tuaj të brëndshem. Ju duhet t’i flisni mendjes tuaj në një mënyrë ndryshe. Fillimisht ndaloni së thëni gjëra negative. Kur fjalët negative fillojnë të dalin nga goja juaj ju duhet të ndaloni mënjëherë atë që po thoni. Filloni të thoni gjëra pozitive, kjo ka të bëjë me vetëbesimin pozitiv.

Ligji i drejtimit pozitiv thotë: “Rrota e ndryshimit gjithmonë rrotullohet në drejtimin e asaj që ju futni në mendjen tuaj”. Ju e shtyni mendjen tuaj në një drejtim pozitiv dukle futur në mendje gjëra pozitive dhe të shëndetshme. Ju nuk jeni të pashpresë dhe jeta juaj nuk është e pashpresë. Jeta juaj fillon të permirësohet që në momentin që filloni të futni gjëra pozitive në mendjen tuaj. Ju duhet të shihni tek gjërat pozitive, të flisni për gjëra pozitive dhe të mendoni për gjëra pozitive nësë dëshironi të çliroheni nga depresioni dhe të bëheni një person pozitiv.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...