Home Këshilla të ndryshme Si të mbroheni nga gripi

Si të mbroheni nga gripi

Gripi është sëmundje infektuese, e cila më së shpeshti shfaqet në muajt e dimrit, ndërsa përhapet nga personi në person, dhe atë kryesisht përmes pikëzave që shfaqen gjatë kollitjes ose teshtitjes. Ato lëvizin nëpër ajër dhe vijnë deri te goja ose hunda e njerëzve në afërsi.

Virusi i gripit mund të jetojë edhe deri disa orë në sipërfaqe. Kur personi prek atë sipërfaqe dhe pastaj fytyrën, ka shumë gjasa që do të infektohet.

Nuk ekziston garancia që kurrë nuk do të infektoheni me grip, ndërsa disa masa të kujdesit mund ta ulin në minimum këtë probabilitet.

Ju sjellim masat më të rëndësishme të kujdesit të cilat i theksojnë ekspertët:

• Vaksinohuni kundër gripit, veçanërisht nëse keni gjendje më të dobët shëndetësore;

• Nëse kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me pecetë të cilën pastaj e hidhni;

• Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose me mjete dezinfektuese;

• Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës;

• Shmangni kontaktin me personat që janë të sëmurë.

Po ashtu duhet ta dini që nëse jeni të sëmurë, për të mirën e të tjerëve duhet të shmangni kontaktin me mjedisin. Dhe atë të paktën 24 orë pasi që shëroheni./koha/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë ndodh nëse konsumoni cigare kur ushqeni fëmijën me gji?

Qumështi i gjirit e ndihmon fëmijën të fitojë imunitet dhe të luftojë sëmundje nga më të ndryshmet. Nëse një fëmijë konsumon qumësht ai është në gjendje që të mposhtë edhe tymin e duhanit. Shumë studime kanë treguar se një fëmijë që ushqehet me gji është më i fortë dhe shanset për t’u prekur nga sëmundjet janë më të pakta. Por...