Home Modë & Estetikë Si të pastroni fytyren

Si të pastroni fytyren

Dëshironi të pastroni fytyren tuaj nga pluhurat e pafundme që ju shoqerojnë në ambientin tuaj? Akoma nuk keni gjetur masken e duhur e cila i pershtatet tipit të lëkurës suaj? Meqënse trajtimet kozmetike në sallonet estetike janë shumë të kushtueshme ju këshillojmë që të provoni maskat me përbërës natyral. Këto maska pasurojnë lëkuren tuaj me vitamina të shumta.

Përbërësit

2 lugë lëng dhe tul limoni

2 lugë miell misri

6 lugë miell bajameje

2-3 lugë ujë

Në një tas hedhni miellin e misrit, pastaj bajamet, shtoni me radhë lëngun e limonit dhe ujin. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku deri sa të keni krijuar një paste të njëtrajtshme homogjene. Me masen e përgatitur lyeni fytyren dhe e masazhoni në formë rrumbullake, e lini të qëndrojë deri sa të vëreni që lëkura ka marrë gjithë esencën e maskës dhe ka filluar të thahet. Shperlani fytyren me ujë të vakët dhe në fund vendosni një krem zbutës mbi lëkurë që t’a ruajë efektin e maskës që sapo keni bërë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...