Home Shëndetësi Si të përgatisni një locion pastrues me vaj ulliri

Si të përgatisni një locion pastrues me vaj ulliri

Si të përgatisni një locion pastrues me vaj ulliriVaji i ullirit është një nga produktet më origjinal të përdorur në krijimin e produkteve kozmetike. Aftësitë e tijë pastruese dhe lëmuese e kanë bërë atë shumë të njohur, dhe mjaft të përdorur nga ekspertët e bukurisë. Vepron butësisht mbi lëkurë, pavarsisht tipit të lëkurës që mund të keni. Përgatisni pastrues me vaj ulliri dhe trajtoni fytyren tuaj me këtë trajtim të pakten dy herë në ditë që të vëreni ndryshime mahnitëse.

Përbërësit;

1 lugë Sapun zbutës i lëngshem

½ filxhan Vaj ulliri

2 lugë Ujë

2 lugë glicerinë

Blender

Përgatitja;

Hidhni të gjithë përbërësit me radhë në blender dhe i lini të përziehen. Masen e krijuar e hidhni në një kavanoz dhe e ruani për trajtimin tjetër, ndërsa me gishta merrni pak nga sasia e përgatitur dhe vendoseni në fytyrë. Masazhoni butësisht fytyren duke përdorur bulëzat e gishtave dhe pastaj shperlani fytyren me ujë të vakët. Me trajtimin e përgatitur ju mund të lyeni fytyren dy herë në ditë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Testi i gjakut mund të identifikojë “mbi 50 lloje të kancerit”

Shkencëtarët kanë thënë se një test i thjeshtë i gjakut mund të identifikojë 50 lloje të kancerit, zakonisht përpara shfaqjes së simptomave të para. Ekspertët shpresojnë se kjo gjë do të mund të ndihmonte në zbulimin e tumoreve më herët, kur ata janë të trajtueshëm. Ekipi që ka ardhur në këtë përfundim ka thënë se 99 për qind e rezultateve të...