Home Modë & Estetikë Si të ruani butësinë e lëkurës në dimër?

Si të ruani butësinë e lëkurës në dimër?

Ngrohësit e përdorur në shtëpi gjatë ditëve të ftohta të dimrit dhe koha e acartë jashtë shkatërrojnë lagështirën e lëkurës suaj, duke shkaktuar tharjen e saj.

Çfarë duhet të bëni? Për të ruajtur ekuilibrin e duhur dhe shëndetin e fytyrës suaj duhet të përdorni zbutës,  njomës të posaçëm për lëkurën, sipas një lajmi të publikuar në adresën “Ehow”.

Pastrimi dhe njomja janë rrugët e shkëlqimit të fytyrës në një kohë kur temperaturat ulen. Ja rrugët e njomjes së lëkurës:

1. Uji: është rruga e parë e parandalimit të tharjes së lëkurës në ditë të ftohta duke mundësuar njomësinë dhe ushqyerjen e saj. Qëndroni larg marrjes së tepërt të kafeinës dhe konsumoni shumë lëngje. Pini të paktën 6-8 gota ujë në ditë.

2. Heqja e qelizave të vdekura: fërkoni fytyrën me përbërje të posaçme pastrimi  një herë në javë para dushit. Fërkimi i fytyrës ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura dhe në krijimin e një shtrese të shëndetshme të saj. Përdorni një përbërje, të cilën mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Përzieni gjysmë filxhani sheqer të trashë dhe një filxhan vaj arre kokosi. Lyeni fytyrën lehtë duke e masazhuar me këtë përzierje. Fërkoni gjithë trupin me përzierjen dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

3. Përdorni furçë fytyre: në këtë mënyrë do të shpëtoni nga qelizat e vdekura të fytyrës dhe aktivizoni sistemin limfatik, duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut do të keni një lëkurë më të shëndetshme. Pastaj fërkoni gjithë trupin duke filluar nga lart.

4. Përdorni më pak ujë të nxehtë: uji i nxehtë me sapun zhduk yndyrën natyrale të lëkurës. Përpiquni që të laheni me ujë të ngrohtë kur bëni dush. Veçanërisht në muajt e dimrit kufizojeni kohën tuaj në dush në 4-5 minuta.  Mos përdorni shampo me kimikate. Zgjidhni sapunë natyral ose organik.

5. Përdorni një pastrues të mirë me zbutës: shumë firma organike dhe natyrale shesin njomës , të cilët përmbajnë yndyrë dhe pjesë nga bimë të shëndetshme.  Lajini vendet e djersitura dhe të pista me sapun. Këta janë pikërisht duart, këmbët, nënsqetullat. Qëndroni larg sapunëve me deodorant. Këta sapunë mund të thajnë shumë lëkurën.

6. Një njomës i mirë pas dushit: njomësit krem dhe balsam janë të zhvilluar për të mbyllur shtresën e sipërme të lëkurës duke mbajtur brenda lagështirën. Locionet njihen si njomës dhe përthithen nga lëkura. Njomës me aloe vera, arrë kokosi dhe vaj susami mund të jenë të përshtatshëm të përdoren pas dushit. Ndërkohë që njomni lëkurën natën mund të përdorni krem ose balsam, ditën locion.

7. Përdorni njomës për këmbët: përdorni njomës për këmbët tuaja natën dhe vishni çorape. Kështu këmbët tuaja do të qëndrojnë të njomura gjatë gjithë natës dhe në mëngjes do të jenë të njomura dhe të zbutura.

8. Zbusni buzët: lëkura e buzëve thahet më shumë se pjesët e tjera të trupit. Për këtë arsye për të ruajtur njomësinë duhet të përdorni një balsam të mirë për buzë. Nëse keni buzë tepër të thara provoni ekstra balsamin mjekësor. Fërkoni buzët me furçën e lëkurës  një herë në javë për të hequr qelizat e vdekura të buzëve. Pastaj përdorni një njomës të mirë balsam.

9. Përkujdesuni për fytyrën: pastrimi i tepërt mund të thajë lëkurën. Për këtë arsye pastrojeni fytyrën një here në ditë. Provoni të përdorni një krem pastrues të lehtë për fytyrën në darkë për ta mbrojtur nga papastërtitë. Pasi ta pastroni përdorni njomës. Në mëngjes qëndroni larg sapunit dhe shpërlani fytyrën me ujë të ngrohtë. Kjo praktikë do të parandalojë heqjen e tepërt të yndyrës së fytyrës. Gjatë ditës fytyrën mund ta pastroni me lëng trëndafili. Për të pastruar një fytyrë të thatë dhe të vdekur fërkojeni butësisht një here në javë.

/Start/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që...