Home Këshilla të ndryshme Si të shmangni dhimbjen e kokës nga vera?

Si të shmangni dhimbjen e kokës nga vera?

3Festa e Vitit të Ri po afron dhe pas natës së gjatë dhe të hareshme, ku kemi konsumuar shumë gota me verë, ditën e parë të vitit zgjohemi me dhimbje koke. Pyetni ndonjë ekspert se cila është mënyra më e mirë për të shmangur dhimbjen e kokës, pas pirjes së një sasie të madhe të verës, dhe ai do t’ju thotë se zgjidhja e vetme është që nuk duhet të pini.

Megjithatë, është edhe një arsye se pse koka dhemb nga vera, dhe nuk ka të bëjë me teprim në pije, shkruan “The Independent”.

Disa besojnë se dhimbja e kokës nga vera shkaktohet nga sulfitet, por shkencëtarët këtë e kanë hedhur poshtë. Ata besojnë se fajtorë janë taninet, histaminet dhe sheqeri.

Taninet janë antioksidantë që gjenden në lëvoren e rrushit, fara dhe gjethe, dhe për shkak të tyre keni thatësi në gojë, pas natës së “lumtur”.

Një faktor tjetër është sheqeri. Kur të përzihet me alkool, trupi ka nevojë për sasi të mëdha të ujit për të tretur këtë përzierje, kështu që nëse nuk jeni mjaft të hidruar, mund të llogarisni në dhimbje koke.

Fajtori i tretë është histamina, apo një bashkëdyzim që lëshohet gjatë reaksioneve alergjike që mund të aktivizohet me konsumimin e ushqimeve dhe pijeve të caktuara që kërkojnë procesin e pjekjes (të tilla si vera) dhe simptomave të ngjashme me alergjinë.

Si të shmangim të gjitha këto pasoja të kënaqjes me konsumin e verës?

Dr. Seymour Diamond, nga fondacioni kombëtare amerikan për dhimbje koke, beson se para se të fillojë pirja e verës duhet të pini dy gota me kafe të fortë, sepse kafeina ngushton enët e gjakut dhe kështu zvogëlon efektet e marrjes së alkoolit.

Gjithashtu, një nga këshillat është që të pini ngadalë dhe gjatë mbrëmjes patjetër duhet pirë një gotë me ujë për çdo gotë me verë.

Është interesante se në dukurinë e dhimbjes së kokës gjithashtu ndikon edhe lloji i verës që ju zgjidhni. Verërat e thata kanë një përmbajtje të ulët të sheqerit dhe janë një zgjidhje më e mirë se verërat e ëmbla.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...