Home Shëndetësi Si të trajtoni rrudhat thjesht me metodën e kanellës dhe mjaltit

Si të trajtoni rrudhat thjesht me metodën e kanellës dhe mjaltit

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohërave.

Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka tek këmbët.

Kjo erëz rekomandohet gjërësisht për shëndetin e lëkurës sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë trajtimin natyral me kanellë dhe mjaltë për të luftuar rrudhat.

Shëron aknet

Kanella është e pasur me antioksidantë.

Ajo lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë problemet më të mëdha me lëkurën.

Kanella e përthan lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Hidratimi i lëkurës

Përmirësimi i qarkullimit të gjakut i jep lëkurës lagështinë e nevojshme.

Për hidratimin e lëkurës rekomandohet përzierja e 3 pikave të vajit esencial të kanellës me disa lugë gjelle me vaj ulliri.

Me këtë maskë mund të lyeni edhe buzët e thata.

Kundër lëkurës së thatë

Kanella eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe rikthen butësinë e saj.

Ju mund të përzieni vaj ulliri, vaj bajameje, mjaltë, kripë dhe kanellë kundër tharjes së lëkurës.

Kundër ekzemës

Pezmatimi i lëkurës si pasojë e ekzemës mund të zbutet falë përdorimit të kanellës.

Përzieni një lugë çaji me kanellë dhe një lugë çaji me mjaltë.

Rezultatet e para kundër ekzemës priten brenda një jave nga përdorimi i kurës.

Maskë me kanellë kundër rrudhave

Kanella rekomandohet gjerësisht edhe kundër rrudhave të moshës.

Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysëm luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë.

Maskën mund ta mbani në fytyrë për 5 deri në 10 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir.

Ekspertët thonë se kjo maskë duhet aplikuar në lëkurë dy herë në javë.

Kombinimi i mjaltit me kanellën përbën një maskë shumë efikase kundër shenjave të moshës.

Antioksidantët tek kanella dhe mjalti luftojnë radikalet e lira të cilët janë përgjegjës për rrudhjen e lëkurës.

Ato luftojnë inflamacionin dhe mikrobet që shkaktojnë dëme në lëkurë.

Një fjalë e fundit

Kanella mund të shkaktojë irritim tek disa lloje lëkurash.

Përpara se ta vendosni në fytyrë, bëni një test duke e aplikuar në një zonë tjetër të lëkurës dhe nëse ajo e acaron atë, është e udhës të mos e përdorni në fytyrë.

KËSHILLA TË NGJASHME


TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...