Home Modë & Estetikë Si të visheni që të dukeni më e dobët

Si të visheni që të dukeni më e dobët

Perceptimi dhe vizualizimi veprojnë në paraqitjen tonë të jashtme. Cilat triqe duhet që t’i aplikojmë për të “ndryshuar” tepricat e kilogramëve përnjëherësh pa mbajtur dieta ose, pa u fiksuar pas humbjes së kilogramëve.
Një nga triqet më të mirë është se çfarë veshim dhe se si vishemi në raport me trupin tonë. Ja disa copa veshjesh që do t’ju ndihmojnë të dukeni më të hollë dhe me linjë më të drejtë.

1. Blini veshje që të madhësisë së saktë, as të vogël e as të madhe, sepse në rast se merrni numër më të vogël do të dukeni se mezi i keni”futur” në trupin tuaj, e nëse numri është më i madh atëherë vetvetiu do të shtoni ca “ekstra” kilogramë në trupin tuaj.

2. Vishni më shumë veshje të zeza. Nuk është e thënë që e gjithë gardëroba juaj të jetë me ngjyrë të zezë. Vishni copëza të zeza që konsideroni se janë proporcionalisht më të mëdha se trupi juaj. Për shembull: pantallona apo xhinse të zeza në rast se teprica e kilogramëve është në pjesën e kofshëve apo këmishë apo xhaketë të zezë në rast se jeni më të gjerë në pjesën e sipërme të trupit.
3. Të brendshmet e ngushta nuk ndihmojnë shumë. Në rast se keni tepricë kilogramësh, shmangni tangot. Merrni të brendshme me elastin, për shembull çorape që shtrihen të cilat mund t’i gjeni në shitoret më të mëdha për të brendshme. E në rast se keni problem me gjoksin, kërkoni sytjena anatomike (push ap) që do t’ju përputhen saktësisht me gjoksin tuaj për të mos u dukur të lëshuara apo, se ka tepricë kilogramësh.
4. Punoni më shumë në mbajtjen e trupit tuaj. Në rast se nuk keni përdorur taka të larta është koha që t’i fusni ato në përditshmërinë tuaj. Përveç se do të zgjasin trupin tuaj, do t’ju ndihmojnë që të qëndroni krenar dhe drejtë. Pas pak kohe ushtrimesh me to dhe vetëbesimi do t’ju rritet, e me këtë edhe frika dhe mbajtja e trupit tuaj.
Në fund, rekomandohet që të ndjeheni bukur dhe që ta doni trupin tuaj, ngrini kokën lartë dhe buzëqeshni. Vetëm kështu do të mund të ndikoni në perceptimin që të tjerët kanë për ju.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...