Home Këshilla të ndryshme Si të zgjidhni çdo problem të fytyrës vetëm me sodë buke dhe...

Si të zgjidhni çdo problem të fytyrës vetëm me sodë buke dhe mjaltë?

Kur është fjala për bukurinë, ëndrra e secilës prej nesh është gjetja e produkteve natyrale, të thjeshta për t’u vënë në praktikë dhe ndoshta edhe ekonomike.

Sot, për të përmbushur këto nevoja, ne do të flasim për kombinimin e dy produkteve të shëndetshme që pothuajse të gjithë i kanë në shtëpi: mjaltë dhe sodë buke.

Së bashku, këta dy përbërës janë në gjendje t’i japin lëkurës një pamje më të shëndetshme, shkruan Living.al.

Maska kundër rrudhave me mjaltë, sodë buke dhe limon

Për përgatitjen e kësaj maske, nevojiten dy lugë sodë buke, një lugë çaji mjaltë organik, lëngu i një limoni organik dhe një lugë gjelle uji.

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një lloj kremi që do ta aplikoni në fytyrë, me përjashtim të zonës së syve.

Maska në fjalë duhet të mbahet për rreth 15 minuta dhe më pas të lahet me ujë të ngrohtë. Aplikimi i saj një herë në javë do të ndihmojë lëkurën të pastrohet dhe të duket më e ndritshme, duke vonuar shfaqjen e rrudhave.

Maska anti-njollë me sodë buke, uthull dhe mjaltë

Për këtë maskë, duhen një lugë çaji sodë buke, gjysmë gote ujë me një lugë gjelle uthull molle, një lugë gjelle mjaltë organik dhe lëngu i gjysmë limoni.

Përzieni të gjitha përbërësit dhe masën e përftuar aplikojeni në fytyrë të pastër, duke e lënë të veprojë për rreth 15 minuta. Shpëlajeni me ujë në temperaturën e mjedisit.

Përsëritja e kësaj gjëje një herë në javë, zbeh njollat e lëkurës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çka është më e shëndetshme? Të pish lëngun e frutit, apo ta hash atë?

Lëngu i portokallit tingëllon si alternativë e mençur dhe e shëndetshme për ta nisur ditën. Megjithatë ajo gotë me lëngun e artë mund të mos jetë aq e shëndetshme, pavarësisht pranisë së vitaminave dhe mineraleve. Studimet kanë treguar se gjysëm gote me lëng 100% frutash rrit me 16 përqind rrezikun e diabetit të tipit 2. Sipas ekspertëve konsumi i frutave...