Fytyra juaj e zbehtë dhe e lodhur, pas një jave të lodhur pune do të shkëlqejë me grimin e ngjyrave të duhura me ndihmën e disa hapave.
Pudra me ngjyrë të pjeshkës
Fytyrën pastrojeni me një shami të lagur e më pas vëni pudër me ngjyrë të butë pjeshke, pudër kjo që fytyrës suaj të zbehur ia kthen freskinë.
Korrektori i verdhë
Qeskat përreth syve më së miri i kamuflon korrektori me nuanca të verdha. Korrektorin në shtresa të holla rreth syve vendoseni me kujdes, në mënyrë që të mos grumbullohet në rrudhat e imëta.
Hijet e ndritshme
Sytë e lodhur zgjojini me ngjyra të lumtura të hijeve. Efektin më të mirë do ta arrini nëse përdorni hije me pluhur ndriçues.
Bojëkuqi
Bojëkuqi me nuanca të portokallta është i domosdoshëm, sepse gjithë fytyrës suaj i fal freskinë. Vendoseni drejtpërdrejt në mollëza, por kini kujdes të mos ketë theksime të vrazhda.
Shkëlqimi për buzë
Për buzë përdorni shkëlqim transparent, kurrsesi buzëkuq të rëndë pa shkëlqim. Në mënyrë më natyrale ndikon shkëlqimi me ngjyrë kajsie.