Home Modë & Estetikë Si t’i hiqni më së miri vetullat

Si t’i hiqni më së miri vetullat

Si t’i hiqni më së miri vetullatForma e vetullave ndikon shumë në pamjen tonë, më shumë sesa mendojmë. Prandaj, është shumë me rëndësi t’i heqim vetullat sipas formës së fytyrës.

Krahas këshillave për heqje sa më të mirë dhe pa dhimbje të vetullave, po ju sjellim edhe një video që ta keni sa më të qartë.

Këshillat fillestare që duhet t’i keni në mendje
Nëse deri më tani keni përdorur copa akulli gjatë heqjes së vetullave, tani e tutje duhet ta harroni këtë praktikë. Nuk dëshironi ta mpini lëkurën para shkuljes, pasi ashtu ajo do të jetë më e fortë dhe i tërë procesi do të jetë i dhimbshëm. Përkundrazi, ju duhet t’i hapni poret. Prandaj më së miri shkulja duhet të bëhet pas dushit të nxehtë në mënyrë që të jenë të hapura poret. Kjo mund të bëhet edhe duke e larë vetëm fytyrën me ujë të ngrohtë apo duke e mbajtur në fytyrë për një kohë të shkurtër një peshqir të ngrohur paraprakisht.

Duhet të kujdeseni që të përdorni një pasqyrë sa më të madhe që të mund të siguroheni se i keni hequr edhe qimet më të holla e më të vogla.

Nëse megjithatë mendoni se duhet një dorë mjeshtri t’i rregullojë vetullat e tua, mos u mëdyshni, ky është gjithmonë një potez i duhur. Dikush mendon se është shumë me rëndësi të investohen para në pamjen jashtme, përkatësisht në grimin. Por më shumë mund të ndikojnë vetullat e rregullara mirë sesa grimi që bëni.

Është me rëndësi të përcaktoheni për forman e tyre. Mos u udhëhiqni vetëm nga dëshira juaj, por bazoheni në formën e fytyrës. Personat me fytyrë të rrumbullakët, ovale a në formë të zemrës, më së miri do t’u rrijnë vetullat në formë harqesh të theksuara, ndërsa atyre me formë katërkëndëshe apo trekëndëshe u shkojnë vetullat më pak të theksuara.

Vetullat ekstra të holla ka kohë që nuk janë në modë. I pëlqeni ato natyralet, nmadje edhe pak të trasha. Nëse në fillim do të shkulni më tepër fije, vështirë se mund ta riktheni formën antyrale.

Heqja e vetullave hap pas hapi
Për t’i hequr sa më saktë dhe sa më mirë duhet ta ndiqni edhe këtë video ku jepen sqarimet e duhura:

Zbukurimi
Vetullat mund t’i mbushni pak edhe me laps (por mos i vizatoni kurrë të tërat – do të dukeni shumë artificiale). Për këtë ju duhet një laps i butë – përmirësojini vetullat duke e ruajtur vijën e tyrë. Përdorni laps me ngjyrë pak më të celë se ngjyra e flokëve tuaja.

Për t’i forcuar vetullat mund të përdorni forcues të vecantë, ose furcën e vetullave stërpikeni me pak llak flokësh dhe krihini me të vetullat.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...